1 miliardë euro investime për tecin “Kosova e Re”

Publikuar tek: ekonomi, më 19:16 04-02-2015 1 miliardë euro investime për tecin “Kosova e Re”

Kostoja totale e investimit në Projektit për ndërtimin e Termocentralin “Kosova e Re” do të jetë rreth 1 miliardë euro.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Kjo e fundit ka njoftuar se Komisioni për Vlerësimin e Ofertave, në prezencë të Komitetit Drejtues të Projektit (KDP), Këshilltarit të Transaksionit dhe Këshilltarit Strategjik, dhe anëtarëve vëzhgues, ka bërë hapjen e Propozimit Financiar për Fazën I për Termocentralin Kosova e Re, e dorëzuar nga ofertuesi Contour Global me seli në SHBA, transmeton Kosovapress.

“Duke u bazuar në kriteret e Kërkesës për Propozime, oferta e investitorit Contour Global përfshin Normën e Brendshme të Shlyerjes së Ekuitetit, e cila do të aplikohet për ekuitetin e kontribuar përgjatë jetëgjatësisë së Marrëveshjes së Blerjes së Energjisë, si dhe Koston Maksimale të Zhvillimit të Projektit, e cila nuk mund të tejkalohet dhe përfshin vetëm kostot specifikisht të lejuara për zhvillimin e projektit”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

Në hapje të Propozimit Financiar të ftuar kanë qenë anëtarët vëzhgues nga Banka Botërore, BERZH, USAID, Kfw, Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera vendore që kanë të bëjnë me sektorin, KOSTT, KEK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10014605522156
array(1) { ["section"]=> string(52) "1-miliarde-euro-investime-per-tecin-kosova-e-re-2337" }