1 milion dollarë kredi nga Bashkia e Tiranës, në fokus çiftet e reja

Publikuar tek: ekonomi, më 10:24 25-09-2016 1 milion dollarë kredi nga Bashkia e Tiranës, në fokus çiftet e reja

Bashkia e Tiranës do të parashikojë në Buxhetin e  vitit 2017 dhënien e 2 mijë kredive të buta me vlerë prej 1 milionë dollarësh.

Burime nga Bashkia bënë të ditur për Shqiptarja.com që ky fond do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë dhe do bëjë të mundur që  familjarët të marrin kredi për shtëpi me interes deri në 3%.

Sipas burimev, Erion Veliaj do të nxjerr një urdhër ku do të përcaktohen kriteret e reja për të marrë kredi me interes të ulët si dhe kategoritë që do të kenë prioritet.

Ndër kategoritë që do të përfitojnë nga interesat e buta do të jenë çiftet e reja si dhe familjet që u është dëmtuar banesa në rast fatkeqësie.

Që nga viti 2014 kreditë e buta janë bllokuar me vendim qeverie, por tashmë programi që do miratohet nga Bashkia do të varet direkt nga buxheti i saj dhe jo i qeverisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021043062210083
array(1) { ["section"]=> string(73) "1-milion-dollare-kredi-nga-bashkia-e-tiranes-ne-fokus-ciftet-e-reja-54048" }