“1 udhëtim 40 mijë euro”, PD publikon listën e plotë të ministrit me Charter

Publikuar tek: politike, më 14:02 19-02-2016 “1 udhëtim 40 mijë euro”, PD publikon listën e plotë të ministrit me Charter

 

 

PD ka përforcuar akuzat ndaj ministrit të ri Arben Ahmetaj duke thënë se ka realizuar udhëtime në fshehtësi përmes një luksi marramendës. “Ja ku i keni të dhënat në ekran. Fotokopja e pasaportës, numrat e tij personal dhe numri i udhëtimeve me çarter. Një fluturim çarter kushton të paktën 40 mijë euro, dhe me shëtitjet e tij prej sheiku, Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijë euro.

Ky është një rast flagrant abuzimi dhe korrupsioni, dhe Arben Ahmetaj e ka për detyrë të tregojë ku ka shkuar, për çfarë, dhe  kush ia ka paguar udhëtimet. Cili koncesion është dhënë, ose cila pasuri e vendit është falur pas këtyre fluturimeve çarter të Ahmetajt”, tha deputeti demokrat Sherefedin Shehu në deklaratën për media ndërsa ngriti dyshime të tjera.

“A kanë lidhje këto çartera me landfillin e Elbasanit, me aferën Skavica apo me koncesionin e TVSH-së? Ky eshte model dhe korrupsion i përmasave të republikave të dështuara afrikane. Arben Ahmetaj i zhytur në disa skandale përpara fluturimeve me  çarter, duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë, dhe nuk duhet lejuar që të marrë një detyrë të re të rëndësishme si ajo e Ministrit të Financave”, tha deputeti i djathtë..

“Emërimi i Arben Ahmetajt është reduktimi brutal, pa doreza, i qeverisjes në një punë të vetme: të bëjnë para. Emërimi i Arben Ahmetajt është lufta e re, më e zeza, që Edi Rama u shpall zgjedhjeve të lira, sepse kërkon t’i vendosë që tani  në rrethimin e parave të pista. Emërimi i Arben Ahmetajt është lufta e re që Edi Rama i shpall opozitës, Partisë Demokratike dhe gjithë shqiptarëve”, përmbylli Shehu.

arb1.jpg

arb2.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, reagon ashpër Topalli: E papranueshme!
Reagon PS: Ministrit Ahmetaj i janë vënë çartera në dispozicion nga të huajt »
Article Logic
Execution time: 0.019728899002075
array(1) { ["section"]=> string(79) "1-udhetim-40-mije-euro-pd-publikon-listen-e-plote-te-ministrit-me-charter-33000" }