1 vit nga ikja e Usta Laver Bariut

Publikuar tek: kulture-art, më 12:30 26-01-2015 1 vit nga ikja e Usta Laver Bariut

Personaliteti i shquar i muzikës popullore shqiptare, mjeshtëri i klarinetës, Laver Bariu, prej një viti nuk jeton më. Sot është 1-vjetori i ndarjes së tij nga jeta dhe “Grove dictionary of Music” (fjalori më i rëndësishëm muzikor në botë) e rendit mjeshtërin Bariu në rradhën e personaliteteve më të rëndësishme muzikore të shek XX.

Laver Bariu u lind në qytetin e Përmetit . Ai cilësohet si i fundit prej Ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut.

Në vitin 2001 Laver Bariu u dekorua nga presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i madh i punës”. Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Usta Laveri u shpall edhe “Qytetar nderi” i Përmetit

Laver Bariu ka lënë pas vepra që do mund të jetojnë gjithmonë si pjesë e pandarë e identitetit kombëtar shqiptar.

Usta Laveri, ka qenë mësuesi i shumë figurave të muzikës popullore dhe kontributi që ai dhe sazet e tij i dhanë iso-polifonisë e cila është trashëgimi kulturore e çmuar nga UNESCO, është i pashlyeshëm.

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bora e fshatit Dardhë, fluks vizitorësh në malet piktoreske
Ndërron jetë Demis Roussos »
Article Logic
Execution time: 0.025444030761719
array(1) { ["section"]=> string(39) "1-vit-nga-ikja-e-usta-laver-bariut-1513" }