10 arsye për të mos veshur shapka me gisht

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:26 27-04-2015 10 arsye për të mos veshur shapka me gisht

Ndërkohë që vera po afron dhe koha po ngrohet, shumë prej nesh preferojnë të veshin shapka me gisht si diçka mjaft praktike, por Dr. Jackie Sutera nga Shoqata Amerikane Podiatrisë Mjekësore nuk mendon kështu.

Ja arsyet që ai jep për të mos veshur shapka me gisht:

1. Këmbët tuaja ekspozohen ndaj baktereve, viruseve dhe infeksioneve fungale. Sa herë që këmbët tona bëhen pis, ka mundësi që ato të marin një lloj bakteri si Staphylococcus që irriton lëkurën.

2. Ju ngadalësojnë. Sipas një studimi, ata që veshin shapka me gisht bëjnë hapa më të vegjël se pjesa tjetër.

3. Ju bëjnë tepër të ngathët. Hapat e shkurtër që hidhni? Mund tju bëjnë të mbeteni pas, sidomos kur jeni duke ecur me një grup njerëzish.

4. Ju shkatërrojnë thembrat. Sepse thembrat marin goditjen më të madhe kur midis tokës dhe këmbës ka vetëm një shtresë të hollë mbrojtëse.

5. Mund të shkaktojën fluska të tmerrshme. Kur midis shapkës dhe këmbës ka vetëm një rrip të hollë, ai fërkohet në lëkurën tuaj në çdo hap që hidhni duke shkaktuar irritimin e saj.

6. Mund të dëmtojnë gishtërinjtë. Kur vishni “Flip-Flops”, gishtërinjtë duhet të punojnë duke u sforcuar në mënyrë që ta mbajnë shapkën pas këmbës.

7. Ndryshojnë lëvizjen tuaj. Çdo këpucë super e sheshtë bën që këmbët tuaja të përthyhen njësoj sikur ecni zbathur, çka ndryshon edhe biomekanikën e trupit tuaj.

8. Mund të shkaktojnë dhimbje të nyjeve. Njerëzve me këmbë të sheshta u nevojitet një bazament i lakuar në mënyrë që gjunjët dhe nyjet e kockave të qëndrojnë të ekuilibruara. Te shapkat me gisht nuk ka një bazë të tillë prandaj mund të shkaktojnë probleme deri te tendinat e këmbëve.

9. Mund të shkaktojnë kallo. Për shkak të fërkimit dhe punës së ngarkuar të gishtave, kryesisht në gishtin e madh të këmbës mund të shfaqet një kallo e madhe dhe e shëmtuar që dhemb.

10. Mund të jenë bërë me materiale toksike. Shapkat me gisht më së shumti janë të përbëra nga plastika dhe lateksi, lëndë që mund të shkaktojnë alergji ose materiale kancerogjene. Sandalet dhe shapkat e lëkurës janë më të sigurta për shkak të përbërjes nga materiale natyrore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021038055419922
array(1) { ["section"]=> string(47) "10-arsye-per-te-mos-veshur-shapka-me-gisht-9812" }