10 arsye se përse bananja është një frut me cilësi kuruese

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:10 01-05-2015 10 arsye se përse bananja është një frut me cilësi kuruese

Bananja është një frut i mrekullueshëm që mund të haset gjatë gjithë vitit. I pasur me vitamina, bananja është një  frut nga më të preferuarit për të gjitha grupmoshat. Ky frut përmban edhe shumë cilësi kuruese, duke ofruar mbrojtje për sistemin kardiovaskular nga fibrat dhe kaliumi. Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza.

1- Banania është në gjendje të përmirësoje gjendjen e depresionit. Kjo për shkak të përmbajtjes në të, të elementit triptofan, një lloj proteine e cila në organizëm shndërrohet në serotoninë, hormonin e relaksit dhe të gjendje së mirë të organizmit.

2- Energjia- . Banania është në gjendje të prodhoje shumë shpejt energji për organizmin dhe përllogaritet se dy banane do të mjaftonin për të kryer 90 minuta stërvitje të forte.

3- Anemia- Falë përmbajtjes se lartë të hekurit, ajo favorizon prodhimin e hemoglobinës duke ndihmuar në luftimin e anemisë.

4- Gjendje kaps: Përqindja e lartë e fibrave, e bën edhe në këtë rast gjithashtu një zgjidhje ideale.

5- Intoksikacionet e lehta: Një përzierje e bananeve me qumështin dhe e ëmbëltuar me mjaltë, është një zgjidhje shumë e rekomanduar për raste të tilla.

6- Djegia të stomakut: Banania është natyralisht një ushqim me vlera antiacide natyrale. Kështu ajo mund të përdoret në të gjitha rastet kur kemi të tilla shqetësime.

7- Ulçëra: Banania përdoret edhe në të gjitha rastet e çrregullimeve intestinale. Për shkak të butësisë se saj por edhe vlerave antiacide, ajo shmang irritimin e indeve të aparatit tretës.

8- Temperatura trupore: Është vënë re se banania është në gjendje të ulë temperaturën e lartë të trupit në deri 2 gradë. Kjo shfrytëzohet veçanërisht në gratë shtatzëna, dhe në Tailande ajo përdoret edhe në të gjitha rastet e lindjeve të grave, për të siguruar temperaturën optimale në të cilën duhet të lindë fëmija.

9- Sistemi nervor: Në sajë të përmbajtjes se lartë të Vitaminës B, banania ndihmon edhe në mirëmbajtjen e sistemit nervor.

10- Tensioni arterial: E pasur në kalium dhe e varfër në Natrium, ajo është një ushqim ideal në të gjitha rastet e presionit të lartë arterial.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006770133972168
array(1) { ["section"]=> string(64) "10-arsye-se-perse-bananja-eshte-nje-frut-me-cilesi-kuruese-10177" }