10 batutat “HIT” të javës, sipas Ilir Kullës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:35 13-09-2015 10 batutat “HIT” të javës, sipas Ilir Kullës

Analisti Ilir Kulla ka sjellë sot në profilin e tij një përmbledhje me 10 batutat që janë bërë “hit” i kësaj jave të dala ngjarje apo nga personazhe të rëndësishme publike nga vendi dhe rajoni.

Për të mos i humbur, këto batuta që janë renditur, sigurisht sipas jehonës që kanë bërë, po i sjellim të paedituara në rubrikën “FCB Bomb”.

10 batutat hit të javës:

1. Lashë lluksin në Bankë erdha të bëj shtet. DREJTORESHA.

2. Nuk ka asnjë prostitutë shtylle të thotë që i kam një borxh të vetëm. DOKTORI.

3. De Biazit ia dhamë ne famën. Zëdhënësja e FSHF.

4. Avioni me drogë shqiptare ishte për tregëti të brendshme në Itali . Ministri.

5. Po të japin gjithë dorëheqje ata që janë si unë parlamenti ngelet me 70 deputetë. Deputeti i dorëhequr Ndoka.

6. Nuk e mora peng komisariatin isha aty për vetëmbrojtje se më kishin zënë pritë. Deputeti i Laçit.

7. Vrisni turkun brenda vetes tuaj . Udhëheqësi.

8. Asociacioni i Preshevës është shaka , Serbia di sesi të përgjigjet me dhunë. Vucica provokacia.

9. Janullatosi nuk është Xhillari. Babaramo.

10. Ky raport është për qarkullim të brendshëm. Florian Rauning ambasador i OSBE në Tiranë

BONUS! Me një ironi të mprehtë, Ilir Kulla ka renditur edhe 10 ngjarjet më të rëndësishme të javës, disa prej të cilave janë bërë shkak për batutat që i kanë përfshirë rrjetet sociale si uragan.

10 ngjarjet më të rëndësishme të javës:

1. Arrestimi i bereberëve në flagrancë për korrupsion.

2. Fitorja e Shqipërisë me Portugalinë në minutat shtesë 1 me 0 për çunat portugezë.

3. Rënia e rrufesë te vinci i Bin Ladenit më 11 shtator në Mekë që vrau 50 haxhinj.

4 Ndëshkimi i PD për tradhëtarët duke përjashtuar Mesilën nga rradhët e veta.

5 . Dorëheqja e Dor Duckës nga zëvendësministër i cili tradhëtoi atdheun dhe shkoi të punojë për një kompani të huaj në Gjermani, të shohim a do i japin azil.

6. Raporti i OSBE po i cili ishte për përdorim të brendshëm dhe që armiqtë e brendshëm të OSBE e kanë dhe dhënë për përdorim të jashtëm.

7. Shpallja e Pavarësisë së Luginës së Preshevës e cila si asnjëherë tjetër nuk u njoh nga deputeti i parlamentit të Serbisë Riza Halimi.

8. Masat e FSHP që në stadium të mos lejohen huliganët kuq e zi por vetëm administrata publike se nga ata nuk ka rrezik se nuk janë nacionalistë.

9. Ikja e Kristiano Ronaldos nga Shqipëria pa ja var fanseve të tij.

10. Bllokimi i FCB për 10 sekonda për këtë po heton FBI , CIA dhe task forca e tatim taksave

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025664091110229
array(1) { ["section"]=> string(47) "10-batutat-hit-te-javes-sipas-ilir-kulles-20664" }