10 blerjet më të shtrenjta në merkato, ndër to dhe futbollisti shqiptar

Publikuar tek: sport, më 13:57 07-07-2016 10 blerjet më të shtrenjta në merkato, ndër to dhe futbollisti shqiptar

Gazeta prestigjioze italiane ka publikuar  në një artikull 10 shit-blerjet më të shtrenjta të futbollistëve në merkaton e saponisur të futbollit për sezonin e ardhshëm. Lista që kryesohet nga braziliani Hulk ka në përbërje dhe futbollistin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhakën, i cili u transferua te skuadra e Arsenalit.

1- I pari në listë është braziliani Hulk, I cili u transferua nga skuadra e Zenitit te kinezët e Shangait. Për sulmuesin gjigand u paguan 55 milion euro, ndërkohë që braziliani do të përfitojë 20 milion euro në sezon. Hulk konsiderohet blerja më e shtrenjtë në futbollin kinez.

2-Granit Xhaka është I dyti në listë. Për shqiptarin e Zvicrës, klubi I Arsenalit I pagoi 45 milion euro skuadrës së tij Borussia Moenchengladbach. Granit Xhaka konsiderohet si transferimi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës Gjermane.

3-Blerja më e shtrenjtë deri tani është ajo e senegalezit Sadio Mane. 41 milion euro është shifra që klubi i Liverpulit i pagoi skuadrës së Southampton për blerjen e mesfushorit 24 vjeçar. Mane nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Liverpolit.

4-Lista vijon me sulmuesin belg Batshuayi, për të cilin skuadra angleze e Çelsit depozitoi 40 milion euro te klubi i tij i mëparshëm Olimpik Marsejë. Për Batshuayi në garë ishte dhe Juventus dhe Crystal Palace, por presidenti Abramoviç e theu konkurrencën duke paguar për sulmuesin belg,më shumë se sa shpenzoi për Didier Drogban.

5-Eric Bailly goditja e parë në merkato e trajnerit Joze Murinjo, i cili e solli mbrojtësin afrikan menjëherë të skuadra e Manchester United, duke paguar 38 milion euro skuadrës së Villarealit.  Përpara se të luante për Villarealin, mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë u aktivizua me skuadrën e Espanjolit.

6-Padyshim mund të konsiderohet zbulimi i këtij kampionati europian. Bëhet fjalë për mesfushorin portugez Renato Júnior Luz Sanches, i datëlindjes 1997 dhe që theu rekordin si futbollisti më i ri Portugalisë që luan në një aktivitet ndërkombëtar. Bajern Mynih i pagoi Benfikës plot 35 milion euro për të pasur në skuadër talentin e ri të futbollit portugez. Konsiderohet një pasardhës në fushë i Sedorf dhe Davids.

7- Mats Hummels është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Në moshën 27-vjeçare rikthehet këtë vit sërish te Bajern Mynih, duke u kërkuar me insistim nga ana e trajnerit Carlo Ancelotti. Hummels është goditja e parë në merkaton e bavarezëve, të cilët i paguan 35 milion euro klubit të Borussia Dortmund.

8- Imagjinoni një dyshe fantastike në sulmin e Manchester United në sezonin e ri. Mkhitaryan-Ibrahimoviç. Po, jeni të lirë ta imagjinoni, sepse kjo dyshe është gati të shpërthejë për skuadrën e Murinjos. Suedezi u transferua me parametra zero te klubi anglez, ndërsa për sulmuesin nga Armenia ju paguan 31.5 milion euro skuadrës së Borusia Dortmundit.

9- Në transferimet e shtrenjta nuk kishte se si të mungonte Juventus, që ka shpenzuar 31 milion euro për të sjellë në skuadër mesfushorin boshnjak Pjaniç. Mesfushori boshnjak konsiderohet një goditje luksi për juventinët në këtë merkato, ndërkohë që tifozët e Romës mbetën shumë të indinjuar nga largimi i yllit të skuadrës së tyre.

10-I fundit, por më pak i rëndësishmi në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta deri tani në merkato, është sulmuesi spanjoll Alvaro Morata. Reali i Madridit e kishte dhënë me huazim sulmuesin spanjoll te skuadra e Juventusit. Sezoni fantastik i Moratës e detyroi Realin e Madridit të kërkoj rikthimin në skuadër të Moratës, duke i paguar Juventus 30 milion euro për shërbimet e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ikën De Biasi, Gatusso trajneri i ri i kombëtares shqiptare?
Mbeti jashtë Europës, Tirana kërkon dëmshpërblim nga UEFA »
Article Logic
Execution time: 0.022883176803589
array(1) { ["section"]=> string(76) "10-blerjet-me-te-shtrenjta-ne-merkato-nder-to-dhe-futbollisti-shqiptar-45844" }