10 destinacionet turistike më të bukura të 2016-ës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:46 17-05-2016 10 destinacionet turistike më të bukura të 2016-ës

10 destinacionet turistike më të bukura që nuk duhetn humbur në 2016 janë vende me konkurencë të madhe me vendet ekzotike.

Këto janë vendeve të pasura me kulturë dhemjaft tërheqëse.

Kuba

Kuba këtë vit  është një nga destinacionet që duhet t`i vizitoni. Vetura të viteve 50`, aroma e rumit vendor, ndërtesa të vjetra dhe të mëdha, muzika salsa, të gjitha këto ju garantojnë një atmosferë të veçantë dhe gazmore që i’u bën ta vizitoni.

kuba.jpg

Brazil

Ky vend i madh është i pasur me bukuri natyrore dhe paraqet një parajsë për eksploruesit e ndryshëm si dhe për personat me shpirt avanturist. Në këtë vend do të mund të vizitoni qytete të mëdha dhe energjike si Sao Paolo, Rio de Zhaneiro, të vizitoni qytetin Manaus në pyjet e Amazonës, apo të drejtoheni në plazhet e bukura të Salvador dhe Parati.

brazil.jpg

Shri Lanka

Pas përfundimit të luftës civile që zgjati me dhjetëra vite, Shri Lanka është duke u bërë e popullarizuar falë hoteleve të shumta që tërheqin turistë nga shumë vende. Vitin e kaluar destinacioni më i vizituar ka qenë hoteli Tri i cili gjendet në bregun e liqenit Koggala, hoteli gjendet në një ishull dhe rreth tij ka plot plazhe, tempuj dhe plantazhe çaji.

siri_lanka.jpg

Vietnam

Vietnami mund të mburret me vendet e pushimit luksoze të cilat janë ideale për ikje nga qytetet. Është i rrethuar me bukuri natyrore dhe ka dy plazhe spektakolare, Anantara dhe Aman, të cilat janë një vend ideal për tu relaksuar.

vietnam.jpg

Zimbabve

Edhepse shumë vite me rradhë ka qenë e anashkaluar, ky destinacion turistik përsëri është në qendër të vëmendjes, pjesërisht për shkak të ujëvarës Viktoria dhe aeroportit të hapur vitin e kaluar i cili mundësoi që ky vend më lehtë të vizitohet. Përveç atraksioneve fantastike Zimbabve mund të krenohet edhe me kampin Ëilderness Safari që ndodhet në kampin nacional Hëange, e që vizitorëve u ofron përjetim të vërtetë të safarit.

zimbabve.jpg

Puglia, Itali

Ky destinacion ka qenë në fokus verën e kaluar dhe pritet që popullaritetin ta ruajë edhe këtë vit. Arsyeja janë kushtet ideale: ngrohtësia, qytetet barok, arkitektura e formës konike dhe shija e mrekullueshme e kuzhinës mesdhetare. Qyteti Leçe është parajsa e vërtetë për dashamirët e ushqimit pasi këtu mund të shijojnë specialitetet e ndryshme.

itali2.jpg

Japonia

Japonia është definitivisht një destinacion që duhet vizituar edhe pse ka një reputacion si një vend i shtrenjtë për turistët. Këtë vit Kjoto mund të jetë përzgjedhje e mirë për tu njoftuar së afërmi me këtë kulturë.

japoni.jpg

Kostarika

Ky vend tropikal është një destinacion shumë i popullarizuar turistik për shkak të natyrës, plazheve të vjetra, pejsazheve të bukura dhe vëshgimit të zogjve të lumenjve. Kostarika është një atraksion ideal për avanturë dhe eksplorim, si dhe për pushim familjar.

kostarika.jpg

Peru

Peru mban fshehtësitë e Amazonës dhe Andeve, të cilat paraqesin atraksionin kryesor të këtij vendi. Gejtjet arkeologjike që përfshijnë edhe observatorin antik Maçu Piçu nuk përfundojnë vetëm këtu, në veri të vendit mund të shihni mbetje edhe të shumë perandorive tjera.

peru.jpg

Iran

Ky vend i çuditshëm posedon shumë pasuri arkitektonike të kulturës si muze, pallate dhe kështjella si dhe tempuj fetarë. Për dashamirët e natyrës ju këshillojmë të vizitoni fshatin Garmeh i cili është i rrethuar me palma dhe ju mundëson të kënaqeni në qetësinë e thellë të shkretëtirës. Nëse jeni dashamirë të zhytjeve, është mirë të vizitoni ishullin Kish në të cilin mund të zhvilloni aktivitete të tilla.

iran.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023887157440186
array(1) { ["section"]=> string(56) "10-destinacionet-turistike-me-te-bukura-te-2016-es-40710" }