“10 ditë punë në 1 ditë aksion”, Veliaj bën bilancin, i zhgënjyer me opozitën dhe “avokatët”

Publikuar tek: politike, më 10:05 04-09-2015 “10 ditë punë në 1 ditë aksion”, Veliaj bën bilancin, i zhgënjyer me opozitën dhe “avokatët” Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ndodhet në njësinë numër 8 në Misto Mame ku është duke mbikqyrur dhe pastruar zonën.

Veliaj tha se nuk do të ketë penalizime për askënd pasi ky është një aksion vullnetar dhe qëllimi nuk është mbushja e arkës së bashkisë. Ndërkaq, kryebashkiaku shprehu keqardhje që opozita nuk iu bashkua aksionit të pastrimit, sikurse shprehu keqardhje edhe për ata, që Veliaj i cilësoi si “Avokatët e 1 përqindëshit të zhulit”.

“Gjobat janë një mënyrë për të thënë që do ndahemi në një praktikë që ai që ndot do ta paguajë vetë, ai që prish do ta paguajë vetë, ai që urinon do paguajë vetë.

Qëllimi nuk është të mbushim arkën e bashkisë, qëllimi është të vendosim gjoba si ato që vendosen në vende të tjera.

Më vjen keq që opozita nuk u bashkua në këtë aksion, më vjen keq që ca njerëz zgjodhën të ishin avokatë të 1 përqindshit të zhulit”, tha kryebashkiaku ndërsa u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen qytetare. Ndërsa bëri një bilanc, Veliaj tha se deri tani, puna e bërë në këtë ditë, është e barabartë me 10 ditë punë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në mbrojtje të Metës: Nuk ka kryer korrupsion, pretendime pa fakte
Tabaku: Faktet lidhin Metën me skandalin, Prokuroria të hetojë »
Article Logic
Execution time: 0.0039541721343994
array(1) { ["section"]=> string(92) "10-dite-pune-ne-1-dite-aksion-veliaj-ben-bilancin-i-zhgenjyer-me-opoziten-dhe-avokatet-19940" }