10 librat shqiptar më të diskutuar përgjatë vitit 2018

Publikuar tek: kulture-art, më 15:19 01-01-2019 10 librat shqiptar më të diskutuar përgjatë vitit 2018

Ndonëse të gjithë mendojnë se letërsia në Shqipëri nuk ka arritje të mëdha, për ata që janë lexues të rregullt rezulton e kundërta.

Pavarësisht kohës, gjithmonë do të ekzistojnë libra që do të zgjojnë debate kur shkruhen. Newsbomb.al ka vendosur t’ju kujtoj se cilët librat shqiptar që u diskutuan më shumë përgjatë 2018.

-‘Kur sunduesit grinden’- Ismail Kadare:

‘Kur sunduesit grinden’ është romani që riktheu shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, jo vetëm në letërsi por dhe në Shqipëri. Kadare ishte pjesë e ‘Panairit të librit 2018’, ku të gjithë lexuesit ‘u dyndën’ drejt librit. Libri i tij përveç se pati shitje rekord, u lexua dhe u diskutua, sidomos raporti i Stalin Pastërnak-ut me diktatorin komunist Enver Hoxha, që tregohet mjaft bukur në roman.

download (1).jpg

-‘Vrasje në Kryeministri’- Diana Çuli:

‘Vrasje në Kryeministri’ është romani që zgjoi diskutime, që nga tituli intrigues. Diana Çuli në këtë roman tregon që ka njohuri të pafundme për vende të ndryshme të Ballkanit, të cilat çon personazhet. Rreziqe, të panjohurat, të papriturat e bëjnë këtë roman të jetë një triller vërtet interesant.

 

 vrasje-ne-kryeministri.jpg

-‘Gurët e vetmisë’-Tom Kuka:

‘Gurët e vetmisë’ është romani që u lexua pafund, edhe pse autori i tij ishte i panjohur për lexuesin shqiptar. Diskutimet për të filluan kur në ‘skenë’ u shfaq autori i vërtetë, i cili është moderatori i njohur Enkel Demi.

Capture.png

- ‘Kërcim në bosh’- Timo Flloko:

Askush nuk e ka ditur më herët që aktori Timo Flloko është dhe një poet i shkëlqyer. Më herët, ai ka shkruar tekstet e shumë këngëve. Por libri me poezi ’ Kërcim në bosh’ bëri që Flloko të bëhej pjesë e listës së poetëve të preferuar.

kercim-ne-bosh-timo.jpg

-’Njerëzit vdesin të premten’-Artan Fuga:

’Njerëzit vdesin të premten’ është libri intrigues i profesor Artan Fugës. Fuga është shprehur se njerëzimi është duke shkuar drejt kontrollit absolut mbi vdekjen, dhe e premtja sipas tij është dita më e bukur e javës. Historia e shndërrimt të brezave bëri që ky roman të pëlqehej dhe lexuesit të gjenin veten.

njerezit-vdesin-te-premten.jpg

-‘Pusi’- Kim Mehmeti:

Ky roman i shkruar nga autori maqedonas Kim Mehmeti u diskutusa shumë nga lexuesit për shkak të elementëve autobiografik që përmbante. Të gjithë kanë një interes të madh për jetën e autorit të njohur dhe kjo bëri që libri i sapo publikuar ‘të rrëmbehej’ nga  të gjithë. Tema e identitetit bëri që Kim Mehmeti të rikthehej dhe një herë fuqishëm.

pusi_1521161294-645060.jpg

-‘Roja i dritës’- Flutura Açka:

‘Roja i dritës’ është vëllimi me poezi që e risolli Flutura Açkën në ‘Panairin e 21 të librit’. Ajo me këtë libër zgjoi shumë shpresa, sepse ishte një dëshirë e të birit të saj Jerinit, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Libri u lexua dhe poezitë mbetën në mendjen e të gjithë lexuesve.

roja-i-drites.jpg

-‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’- Ridvan Dibra:

‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’ është romani i autorit postmodernist Ridvan Dibra,i cili u prezantua panairin e sivjetshëm për lexuesin shqiptar. Subjekti i tij bëri që të pëlqehej dhe dhe lexohej pafund. Në qendër të veprës është fati i një femre me emrin Madalenë , përqendruar në tri periudha të rëndësishme e vendimtare të jetës së saj: në moshat 15, 25 e 40 vjeçe, ku përcaktuese bëhet sidomos etapa e parë, ajo e adoleshencës. Sepse pikërisht në këtë periudhë problemi numër një i Madalenës, shqetësimi i saj kryesor bëhet humbja e virgjërisë. 

dashurite-e-virgjereshes-madalene.jpg

 

-‘Fabula rasa’- Agron Tufa:

‘Fabula rasa’ është një ndër romanet me përshkrimin më të bukur që bërë ndonjëherë gjatë këtyre viteve postkomuniste. Tufa ka ditur të tërheqë lexuesin me  Unin nga lindja në vdekje, nga shpresa në dëshpërim, nga realizimi në dëshpërim.

fabula-rasa.jpg

-‘Tutori’-Mimoza Ahmeti:

Edhe ky roman u prezantua gjatë ‘Panairit të librit’ , është një rrëfim i fortë mbi individin dhe dëshirën e përhershme për ta gjetur zgjedhjen te dashuria. Ahmeti është një autore që lexuesi e dëshiron në çdo formë, qoftë në poezi dhe në prozë. Ky është romani i tretë i saj, përmes të cilit rrëfen botën dhe dashurinë. ‘Tutori’ mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, kjo ka nxitur shumë debat te lexuesit besnikë të autores.

44681388_210059803225985_5059477874167830574_n.jpg

/ Liarda Kondakçiu /

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet fuqishëm Pëllumb Kulla, organizon Koncertin e Madh të Vitit të Ri  
Sot 95-vjetori i lindjes së Kadri Roshit, Ezopit shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0049219131469727
array(1) { ["section"]=> string(61) "10-librat-shqiptar-me-te-diskutuar-pergjate-vitit-2018-147191" }