“10 sekserët deputetë e ministra të Edi Ramës”, PD publikon emrat dhe dokumentin konfidencial

Publikuar tek: politike, më 11:31 14-12-2015 “10 sekserët deputetë e ministra të Edi Ramës”, PD publikon emrat dhe dokumentin konfidencial

Partia Demokratike ka publikuar një listë me emra ministrash e deputetësh të kabinetit qeveritar, që sipas saj janë sekserë të kryeministrit Edi Rama. Përmes Enkelejd Alibeajt PD publikoi “një dokument konfidencial” që siç tha ai, tregon çfarë ndodh në drejtorinë e Burgjeve dhe "qëndron në tavolinën e drejtorit si kujtesë për të".

“Edi Rama thotë se po bën shtet, dhe ka ardhur për të bërë shtet jo për të punësuar njerëzit në shtet.
Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij.
Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin. Ja cfarë ndodh në drejtorinë e Burgjeve.
Ky dokument konfidencial, që qëndron në tavolinën e Drejtorit si kujtesë për të, tregon të punësuarit, dhe në krah të tyre, sekserin.
Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri.
Në 11 raste, sekseri është Fatmir Xhafaj.
Në 6 raste, sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito.
Në 5 raste, sekseri është Ditmir Bushati
Në 4 raste, sekserja është Lindita Nikolla
Në 6 raste, sekseri është Rakip Suli.
Në 4 raste, sekseri është Sadri Abazi.
Në 7 raste, sekserja është Vasilika Hysi
Në 6 raste, sekseri është Besnik Bare.
Në 7 raste, sekseri është Pandeli Majko
Ky pra është shteti i Edi Ramës.”, citoi ALibeaj.

“Një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepoltike e me rekrutime me para në dorë.
Skandale si këto e një qeverie të zhytur në korrupsion e krim e kanë ngritur popullin në këmbë.
Padrejtësi si këto kanë nxitur revoltën e madhe popullore.
Ndaj qytetarët, të majtë e të djahtë, pa dallim, janë në këtë protestë për ta shporrur këtë shtet të korruptuar e kriminal.
Me 17 dhjetor, të enjten, në dyert e parlamentit për të ndalur qeverinë më të korruptuar të popullit më të varfër në Europë”, përmbylli kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë.

{gallery}Lista1{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani u jep dy porosi gjyqtarëve për korrupsionin, e ndërpret një nga salla. Përgjigja e ministrit: Problemi juaj! E kemi kollaj t’ju fusim në një thes
Përplasja e analistëve, Andi Bushati vs Mustafa Nano për Aleancën Rama-Meta »
Article Logic
Execution time: 0.030529975891113
array(1) { ["section"]=> string(96) "10-sekseret-deputete-e-ministra-te-edi-rames-pd-publikon-emrat-dhe-dokumentin-konfidencial-27736" }