10 ton drogë, 6 në pranga. Policia mësyn në lokalin në Vlorë, sasia tjetër kapet në Leçe (VIDEO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:24 06-10-2016

Një operacion i gjerë është zhvilluar dy ditë më parë nga Policia në Vlorë, ku janë sekuestruar drogë dhe armë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 6 persona. Rreth 10 ton drogë llogaritet të jetë sasia e drogës kapur këtë të mërkurë. Policia midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri të llojit “automatik”, 1 armë zjarri e llojit “pushkë”, 2 krehra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm; veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.

Të arrestuarit:

Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.

Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.

Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.

Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme një sasi prej 734 kilogramë kanabis, nisur nga Shqipëria u kap në Itali. Në pranga u vunë: V. L 49 vjeç, V. N. 30 vjeç dhe  A. L. 49 vjeç.

gomonelece.jpg

Gomonia kapur dje në Leçe

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjashmëri e llahtarshme! Kodhelit i mbërrin homologia nga Hollanda, por janë njësoj si ‘’dy pika uji’’
“E njoh mirë këtë dreq sëmundjeje, e di si të rrënon”, rrëfimi tronditës i gazetares së njohur shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.020870923995972
array(1) { ["section"]=> string(97) "10-ton-droge-6-ne-pranga-policia-mesyn-ne-lokalin-ne-vlore-sasia-tjeter-kapet-ne-lece-video-55220" }