10 vendet që nuk duhen humbur, ‘Daily Mail’ favorizon Tiranën

Publikuar tek: kulture-art, më 16:15 09-09-2018 10 vendet që nuk duhen humbur, ‘Daily Mail’ favorizon Tiranën

Prestigjozia britanike “Daily Mail” ka listuar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, ndër 10 vendet që duhen vizituar pasi edhe kostoja e udhëtimit është e lirë.

“Daily Mail” e ka listuar Tiranën në vendin e 7 teksa sugjeron 10 destinacionet që ia vlen të eksplorohen dhe që gjithashtu kostoja nuk është e lartë.

“Një tjetër destinacion ndoshta më pak i mundshëm për fundjavën, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre personave me shpirt aventuresk. Duke vizituar muzetë historike dhe duke ecur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e periudhës komuniste, rekomandohet një udhëtim në Bunk’Art. Ky është një muze historik i artit bashkëkohor i vendosur brenda një bunkeri të Luftës së Ftohtë. Në sheshin Skënderbej në qendër do të gjeni edhe shtëpinë e operas”shkruasn Daily Mail.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SELAMANI QË BËN DYJARE, mjeshtri vranishiot i gurit
»
Article Logic
Execution time: 0.01715612411499
array(1) { ["section"]=> string(65) "10-vendet-qe-nuk-duhen-humbur-daily-mail-favorizon-tiranen-133741" }