10 vite nga ikja e regjisorit të operas shqiptare, Luigj Gurakuqi

Publikuar tek: kulture-art, më 10:49 13-09-2016 10 vite nga ikja e regjisorit të operas shqiptare, Luigj Gurakuqi

“Kujtojmë për mos të harruar”, shkruan studiuesi Vasil Tole duke sjellë në vëmendje figurën e ndritur të operas shqiptare, Luigj Gurakuqin.

Si sot 10 vjet më parë u nda nga jeta regjisori i shquar i operas shqiptare, pedagogu i klasës së operas në Institutin e Larte te Arteve dhe intelektuali i muzikes dhe arteve Luigj GURAKUQI.
Pinjoll i familjes së shquar patriotike te GURAKUQËVE të Shkodrës, përmes gjithë jetës dhe veprës së tij përcolli i vlera të jashtëzakonshme artistike dhe njerëzore si në jetën institucionale artistike të vendit, por edhe për shoqërinë tonë në përgjithesi, shkruan Tole.

Ndër të tjera,kujton studiuesi, autor i një historiku alternativ me mjaft vlerë i krijimit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Është nderuar me titullin "Mjeshtër i Madh" nga Presidenti i Republikës!
“Ndjehem i nderuar qe pata fatin ta njoh dhe te bashkepunoj me të.
I paharruar!’, shkruan Tole.

Gurakuqi u lindi më 13 janar 1928 dhe vdiq më 13 shtator 2006.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Meqë po flitet shumë për Dibrën...”, këshilltari i Ramës na kujton një fakt interesant
Historia e Rafael Kupës dhe familjes së tij: Nga Shqipëria në Filadelfia, me një ndalesë triumfuese në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.017608880996704
array(1) { ["section"]=> string(70) "10-vite-nga-ikja-e-regjisorit-te-operas-shqiptare-luigj-gurakuqi-52755" }