10 vjet “MAPO”: Ja personazhet që morën pjesë dhe si u veshën zonjat e njohura të jetës publike në Shqipëri (FOTO-GALERI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:48 28-10-2016 10 vjet “MAPO”: Ja personazhet që morën pjesë dhe si u veshën zonjat e njohura të jetës publike në Shqipëri (FOTO-GALERI)

Gazeta “MAPO kremtoi ditën e djeshme 10–vjetorin e saj. Për të festuar ceremoninë jubilare u zhvillua një pritje e ngrohtë në mjediset e Hotel Rogner.

 Të pranishëm ishin themeluesit, stafi aktual i gazetës, si dhe personalitete të tjera nga bota e medias, artit, kulturës, politikës, përfaqësues të diplomacive të huaja e akademikë, ku spikatnin figura si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Donald Lu, dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, përfaqësues të mazhorancës si nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, socialisti Koço Kokëdhima, Kryetari i Komisionit të Medias Genc Pollo, deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani, ai i Partisë Socialiste Eduard Shalsi, Gjergj Bojaxhiu etj.

Përshëndetjen e parë për të pranishmit e bëri mjeshtri i njohur i karikaturës, Bujar Kapexhiu, i cili prej vitesh është i pamungueshëm në faqen e parë të gazetës me karikaturat e tij.

Për më shumë shfletoni galerinë ee fotove dhe shikoni sesi janë veshur zonjat e njohura të jetës publike në Shqipëri.

 {gallery}MAPO{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057684898376465
array(1) { ["section"]=> string(122) "10-vjet-mapo-ja-personazhet-qe-moren-pjese-dhe-si-u-veshen-zonjat-e-njohura-te-jetes-publike-ne-shqiperi-foto-galeri-57662" }