100 studiues mblidhen në Prishtinë në seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 17:21 17-08-2015 100 studiues mblidhen në Prishtinë në seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Më shumë se 100 studiues të albanologjisë kanë mbërritur në Prishtinë në Seminarin XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili hapet solemnisht në ambientet universitare në ditën e sotme dhe zhvillohet deri në 28 gusht. Në hapje të Seminarit merr pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, shkencore, kulturore e arsimore të Kosovës.

Tre temat bosht  të Seminarit për sesionet shkencore  janë: Shqipja në domenin publik, Letërsia dhe religjioni, si dhe Kultura shqiptare në tranzicion, raporton Atsh.

Axhenda e seminarit përfshinë edhe: Kurse intensive të mësimit të shqipes (tre shkallë); ligjërata të veçanta të gjuhësisë; ligjërata për letërsinë dhe për kulturën shqiptare; referime shkencore; ligjërata të përgjithshme; tryeza të rrumbullakëta; program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës.

Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrimtari Nasi Lera: Edhe ne putheshim dikur, ndaj e doja skenën mes Xhepës dhe Bulkut
Ndahet nga jeta aktori Albert Verria, i njohur si xha Sulo te “Kapedani” »
Article Logic
Execution time: 0.058765888214111
array(1) { ["section"]=> string(97) "100-studiues-mblidhen-ne-prishtine-ne-seminarin-per-gjuhen-letersine-dhe-kulturen-shqiptare-18570" }