100-vjeçarja punoi deri ditën e fundit që vdiq, Australia vendi me punonjësit më të moshuar

Publikuar tek: bota, më 13:25 31-03-2015 100-vjeçarja punoi deri ditën e fundit që vdiq, Australia vendi me punonjësit më të moshuar

Fay Morley është një australiane që vdiq në moshën 100 vjeçe në vitin 2013. Ajo u bë e njohur pasi punoi deri një ditë përpara se të ndërronte jetë, pra deri në moshën 100-vjeçare.

Asaj i pëlqente që të punonte pasi puna e mbante të lumtur. Të vinte çdo ditë në punë ishte një terapi për Fay. Australianët dalin në pension në moshën 65-vjeçare, por legjislacioni që doli në maj të vitit 2014 e rriti moshën e tyre të daljes në pension deri në 70 vjeç duke e bërë Australinë vendin me njerëzit më të vjetër të përfitimit të pensionit, nëse ato do ta kenë këtë mundësi. Sipas Byrosë Australiane të Statistikave australianët mund të jenë njerëzit me jetëgjatësinë më të madhe në botë falë kujdesit të madh të sistemit shëndetësor dhe rënies së madhe të konsumatorëve të duhanit. Njerëzit e lindur në moshën 2010 pritet që të jetojnë deri në moshën 80 për meshkujt dhe 84 për femrat.

E drejta e pensionit në Australi është e bazuar në pasuri. Tek australianët është vërejtur pasioni i tyre për punën dhe një numër i madh i njerëzve që kanë dalë në pension janë shprehur që ndihen ende të aftë për t’i dhënë biznesit dhe shoqërisë. Pra një pjesë e tyre dëshirojnë që të rrisin ndërveprimin social duke i dhënë biznesit më shumë përfitime për shkak të eksperiencës së të moshuarve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021354198455811
array(1) { ["section"]=> string(95) "100-vjecarja-punoi-deri-diten-e-fundit-qe-vdiq-australia-vendi-me-punonjesit-me-te-moshuar-7441" }