100-Vjetori i lindjes së akademikut Mahir Domi

Publikuar tek: kulture-art, më 15:52 17-03-2015 100-Vjetori i lindjes së akademikut Mahir Domi Në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorit të akademikut Mahir Domi

Akademia e Shkencave në kuadër të 100 vjetorit të akademikut Mahir Domi ka ndarë sot me publikun momentet e ceremonisë solemne organizuar për nder të tij.

“Mahir Domi gjithnjë do të kujtohet si dijetar me horizont të gjerë e njeri me zemër të pastër, me mendje të kthjellët e pa paragjykime, me fjalë të ngrohtë dashamire dhe me kurajë intelektuale. Një nga shembujt tipikë të intelektualit shqiptar që, edhe kur arrin t’i përkasë krejt kombit, e mban qendrën shpirtërore të rëndesës te mjedisi shoqëror e njerëzor i vendlindjes”. Kështu e karakterizoi figurën e prof. Mahir Domit, prof.Emil Lafe, në një Akademi solemne, organizuar nga Akademia e Shkencave, më 13 mars 2015, me rastin e 100-vjetorit të lindjes.

Kolegë të tij, në kumtesat që mbajtën me këtë rast, hodhën dritë në anë të ndryshme të këtij personaliteti poliedrik, në kontributin e tij shkencor në fushë të sintaksës së shqipes (M. Çeliku), për historinë e gjuhës shqipe (S. Mansaku), për morfologjinë historike të shqipes (E. Likaj), për gramatologjinë e shqipes (E. Hysa), për dialektologjinë e onomastikën (Gj. Shkurtaj) dhe për historinë e letërsisë (J. Bulo). Etleva Domi, e bija e akademikut, bashkë me falënderimet, solli kujtime nga i ati dhe fakte të rralla nga jeta e tij.

Akademia e Shkencave

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkolla çon të miturit të shohin film me skena seksi e përdhunim, Bombaj: S’është film erotik
Gjendet guri me mbishkrimin e rrallë, ishte hedhur në depon e muzeut të Lezhës »
Article Logic
Execution time: 0.014948129653931
array(1) { ["section"]=> string(51) "100-vjetori-i-lindjes-se-akademikut-mahir-domi-6168" }