100 vjetori i lindjes së Prenk Jakovës, 10 propozime nga Vasil Tole për institucionet e kulturës

Publikuar tek: kulture-art, më 15:51 26-02-2017 100 vjetori i lindjes së Prenk Jakovës, 10 propozime nga Vasil Tole për institucionet e kulturës

100 vjetori i lindjes së kompozitorit dhe artistit unikal Prenk Jakova është i pari njëqindvjetor i rëndësishëm i një krijuesi, themelues i bazave të muzikës shqiptare, autor i operas sonë të parë kombëtare "Mrika". Akademiku Vasil Tole propozon 10 nisma për institucionet kulturore shqiptare:

Për këtë kërkohen gjeste e sjellje institucionale nga institucionet tona publike, qendrore e vendore, pse jo pasuar edhe nga nisma vetiake për festimin e këtij përvjetori përmes:

1. Shpalljes të vitit 2017 si viti i Prenk Jakovës.

2. Rivënies në skenë dhe shfaqjes së operave të tij në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

3. Botimeve të dedikuara të krijimtarisë muzikore në libra e CD.

4. Organizimit të konferencave, tribunave muzikologjike dhe seminareve për Jakovën dhe muzikën tonë kombëtare.

5. Caktimin e shenjave publike të jetës dhe veprimtarisë së Jakovës, konsiderimin e idesë për ngritjen e përmendores së Jakovës në Shkodër dhe vlerësimin e Tij me një dekoratë të lartë shtetërore.

6. Themelimin e çmimeve kombëtare: Prenk Jakova-për operan e re më të mirë të krijuar nga kompozitorët shqiptarë; atë Çesk Zadeja- për veprën më të mirë simfonike dhe çmimin Tish Daija-për veprën më të mirë muzikore skenike.

7. Organizimin e koncerteve me këngë për të rritur e fëmijë nga krijimtaria e tij.

8. Nxjerrjen e një pulle dedikuar 100 vjetorit të lindjes së Jakovës nga Posta Shqiptare.

9. Kujtimin e Tij në mësime të hapura me nxënësit në orët e lëndës Edukim Muzikor në shkollat 9-vjeçare në mbarë vendin.

10. Planifikimin e transmetimeve të dedikuara me krijimtarinë e Jakovës në RTSH publik e në mediat e tjera kombëtare e vendore etj, etj.

Padyshim që Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, RTSH, Universiteti i Arteve-UART, Orkestra Simfonike Rtsh Offical, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Bashkia Shkodër, Posta Shqiptare, shkollat e mesme të muzikës në Tiranë, Korçê, Vlorë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Shkolla Artistike Prenkë Jakova, shkolla PrenkJakova Gjakove, shoqatat e muzikës etj., mund të bëjnë shumë e më shumë.

Koha për muzikën kombëtare!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I përzuri Tirana e TVSH-ja, Voltana Ademi u bën ftesë të hapur kompozitorëve të njohur: Ejani punoni në Shkodër!
Film në Londër për sopranon shqiptare Ermonela Jaho »
Article Logic
Execution time: 0.02184009552002
array(1) { ["section"]=> string(101) "100-vjetori-i-lindjes-se-prenk-jakoves-10-propozime-nga-vasil-tole-per-institucionet-e-kultures-70020" }