100-vjetori i Musine Kokalarit, ekspozitë te Bibloteka Kombëtare. Në Rrëshen një rrugë merr emrin e shkrimtares desidente

Publikuar tek: kulture-art, më 10:44 10-02-2017 100-vjetori i Musine Kokalarit, ekspozitë te Bibloteka Kombëtare. Në Rrëshen një rrugë merr emrin e shkrimtares desidente

Në Biblotekën Kombëtare të Tiranës është hapur një ekspozitë me rastin e 100 vjetorit të Lindjes së shkrimtares dhe politikanes disidente, Musine Kokalari. Në ceremoni është duke marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili dha lajmin se hapja e dosjeve të shkrimtarëve desidente do të nisë pikërisht me dosjen e Musine Kokalarit.

Sakaq, Bashkia Mirditë organizoi veprimtari shumdimensionale  me rastin e 100 vjetorit të Kokalarit, më datë  9 shkurt 2017 ne Rrëshen.

Në fillim të këtij eventi në prani të qindra qytetarëve, studiues, përfaqësues të dioqezës dhe partive politike, të ftuar dhe të afërm të Musine Kokalarit, kryetari i bashkisë Ndrecë Dedaj dhe përfaqësues nga familja e zonjës Kokalari,  zbuluan pllakatën me emrin e saj, me të cilën është emërtuar një nga rrugët pedonale të qytetit, e cila përfundon së shpejti së ndërtuari.

Më pastaj veprimtaria “Musine Kokalari, emblema e disidencës shqiptare” u zhvendos në mjediset e sallës së koncerteve të pallatit të cultures në Rrëshen.

Të pranishmit i përshëndeti kryebashkiaku Dedaj, i cili ndër të tjera theksoi faktin se ky nderim i sotëm është i pari nderim zyrtar i bashkisë Mirditë për figurën e disidentes Mysine Kokalari, si e para grua disidente në perandorinë komunistë dhe shkrimtarja e parë femër shqiptare.

Zoti Dedaj theksoi se shkrimtarja Musine Kokalari mbetet disidentja e vetme shqiptare, e cila parandjeu dhe paratha se regjimi totalitar i instaluar në Shqipëri ishte tirani. Disidencën politike Musine Kokalari e sendërtoi në përditshmërinë e përvujtshme të jetës së vet, qysh pa ardhur dita fizike e këtij regjimi. Ajo e lexoi dhe paratha këtë mbërritje, duke u ngjizur me kohën edhe ferri vetiak i saj.

Mirditorët dhe sidomos qytetarët  bashkëkohës të Rrëshenit, fëmijë apo të rritur, e sjellin në kujtesë si gruan aristokrate  që shëtiste rrugëve të qytetit me meditimet  e veta unike, mbase për shkak të veshjes me sqimë edhe pse nën gijotinën e survejimit. Ama sot duhet të kuptojmë  se poshtë palltos së atëhershme fshihej  “aristokratja e mendjes”.

Duke përmbyllur fjalën e tij ai tha se “tashmë Musineja përmes kësaj rruge të re pedonale me emrin e saj, e denjë nga çdo pikpamje estetike dhe funksionale për çdo qytet europian të aspiruar edhe nga ajo, do të jetë mes nesh, me meditimet e saj, me librat e saj, me dituritë dhe krijimtarinë e saj”.

Ne do të vazhdojmë ta ushqejmë këtë ëndërr të saj të para 34 viteve me projekte dhe ide të reja, siç është dhe gjimnazi model ndanë kësaj pedonaleje, apo bibliotekën që lidhet pikërisht me rrugën “Musine Kokalari”, për ta bërë Rrëshenin të hijshëm dhe Mirditën sa më të jetueshme për banorët e vet dhe mikpritëse të rrallë për miq të shumtë vendas dhe të huaj.

Gjimnazistët e Rrëshenit lexuan disa poezi të shkrimtarit Ndue Dedaj dhe Novruz  Shehu për Muzën e Musinesë dhe bënë përshkrimin në ekstrat të jetës dhe veprimtarisë së saj.

Përshëndetje sollën edhe të afërm të familjes, si dhe përfaqësues nga shoqata e ish të përndjekurve politikë si dhe përfaqësues nga bashkia Gjirokastër.

Kori i trupës artistike Therandë (Kosovë) dhe valltarët e vegjël të ansamblit Mirdita sollën përshëndetje të këndshme muzikore.

musine1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT E ZBULIMEVE të reja në Torrën Veneciane: 6 predha guri, një gur varri osman dhe gjyle
Zbulime spektakolare në Durrësin e masakruar: Gjendet artileria e fundit nga koha kur Venedikasit dorëzojnë qytetin por gërmimet s’kanë të ndalur »
Article Logic
Execution time: 0.0044078826904297
array(1) { ["section"]=> string(125) "100-vjetori-i-musine-kokalarit-ekspozite-te-bibloteka-kombetare-ne-rreshen-nje-rruge-merr-emrin-e-shkrimtares-desidente-68307" }