100 vjetori i Pitkinit, një rrugë në Shqipëri me emrin e tij?

Publikuar tek: kulture-art, më 18:16 05-02-2015 100 vjetori i Pitkinit, një rrugë në Shqipëri me emrin e tij?

Komediani më i dashur për shqiptarët, Norman Wisdom ose Pitkini , ka sot 100-vjetorin e lindjes.

Në kuadër të kësaj, Helidon Tahiri ka ndërmarrë një nismë që një rrugë të mbajë emrin e tij.
"Një rrugë me emrin Pitkin" quhet nisma më e re e rrjetit social dhe është pikërisht për nder të britanikut.

Pitkini ka qenë aktori komik më i dashur për shqiptarët, sidomos në kohën e diktaturës. Në peridhën komuniste të diktatorit Hoxha, filmat e Pitkinit ishin të vetmet që lejoheshin të shiheshin.
Komediani e ka vizituar dy herë Shqipërinë, vendin në të cilin ai u shndërrua në një figurë kulti.

Hera e fundit e Pitkinit në Shqipëri, ka qenë në ndeshjen me Anglinë, ku u prit si hero nga të gjithë shqiptarët. Ai madje ka bërë edhe një këngë në lidhje me Shqipërinë, të titulluat "I madh në Shqipëri/ Big in Albania".

Pitkini ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, 5 vite më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agron Vula, shpallet "montazhieri më i mirë" në festivalin e Brazilit
TKE “Kujtim Spahivogli” shpall fituesit e fazës së parë të projektit “Punishtja e dramës shqipe” »
Article Logic
Execution time: 0.020745038986206
array(1) { ["section"]=> string(64) "100-vjetori-i-pitkinit-nje-rruge-ne-shqiperi-me-emrin-e-tij-2452" }