Arjen Robben shënoi golin e parë duke ”prekur” i pari fitoren e 1000-të për Bayernin e Mynihut në kampionatin gjerman, pas fitores 4-0 me Këlnin. Bayerni shënoi sot edhe fitoren e dhjetë në 10 ndeshje.
“Janë 1 000 fitore, është e jashtëzakonshme. Ky sukses i dedikohet të gjithë trajnerëve, tifozëve, lojtarëve dhe të punësuarve që bënë të mundur prekjen e këtij suksesi”, komentoi me maturi trajneri Josep Guardiola pas kësaj arritje në Bundesligë, transmeton Ata.
Robben, jashtë fushe që prej fillimit të shtatorit, shkak i një lëndimi në muskuj në përballjen me Holandën, shërbeu si këmbanë zgjimi për Mynihun për të harruar në një kohë të shkurtër disfatën me Arsenalin në Ligën e Kampioneve (2-0).
“Ndihem i lumtur për të. Na kanë munguar shumë cilësitë e tij. Arjen nuk është vetëm një profesionist i madh, por është mjaft karizmatik dhe nga karakter i fortë kryesisht në përballjet kokë më kokë”, shtoi Guardiola në lidhje me këtë sulmues.
“Atij i nevojitet ende kohë, por askush nuk zotëron sensin e tij të golave”, nënvizoi tekniku katalanas.