105-vjetori i policisë, kush janë 4 drejtorët që do të nderohen sot në Lezhë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 13-01-2018 105-vjetori i policisë, kush janë 4 drejtorët që do të nderohen sot në Lezhë (EMRAT)

Dita e sotme shënon 105-vjetorin e Policisë së Shtetit.

Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen në nder të kësaj dite, por më e rëndësishmja pritet të organizohet sot në mesditë në Lezhë, aty ku ndodhet prej ditës së djeshme kabineti i qeverisë “Rama 2”.

Sipas BW në këtë aktivitet do të nderohen me nga një çertifikatë 4 drejtorë të rëndësishëm, për kontributin e dhënë ndër vite.

Bëhet fjalë për Ardi Veliun, kreun e Policisë së Tiranës, Alfred Çepe, drejtorin e Policisë së Durrësit, Gjovalin Loka, kreun e policisë së Shkodrës dhe kreun e komanduar të policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sa paguhen njerëzit e Veting-ut, kush e ka rrogën 3.9 mln lekë
Sa të pasur janë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive, zbardhet gjithçka për 12 zyrtarët (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.01856803894043
array(1) { ["section"]=> string(88) "105-vjetori-i-policise-kush-jane-4-drejtoret-qe-do-te-nderohen-sot-ne-lezhe-emrat-106407" }