105-vjetori i Policisë së Shtetit, shoqata e ish-efektivëve në lirim në protestë: Ky organ po kalon një krizë të thellë, dhimbje!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 13-01-2018 105-vjetori i Policisë së Shtetit, shoqata e ish-efektivëve në lirim në protestë: Ky organ po kalon një krizë të thellë, dhimbje!

Shoqata e ish-policëve në lirim ka bërë një protestë ditën e sotme para drejtorisë së Policisë së Shtetit, në kuadër të 105-vjetorit të krijimit të këtij institucioni.

Ata thonë se vitet e fundit Policia ka kaluar një krizë të thellë, prej përfshirjes së shefave të policisë të inkriminuar në rradhët e këtij institucioni.

“Krenaria jonë është cunguar. Vitet e fundit kemi vënë re një situatë të rëndë ligjore nga cdo standart. Ndjejmë dhimbje, pasi konstatojmë se nga këto 105 vjet, organizata e policisë po kalon krizën më të thellë. Drejtohet nga eprorë të inkriminuar, me njollën më të rëndë, kanbizimin e vendit, ku shefat e policisë u përfshinë në trafiqe narkotike”, tha Smajl Elezi, përfaqësues i shoqatës së ish-policëve në lirim.  

Më shumë në këtë kategori: « TMERRI: 6 të plagosur në Shkodër nga shpërthimi me tritol, zbulohet e shkuara kriminale e biznesmenit Lul Kulla
I jepet lamtumira SHQIPONJËS FLUTURUESE, njerëzit në rradhë të gjata për homazhet ndaj Rexhep Çelikut »
Article Logic
Execution time: 0.020922183990479
array(1) { ["section"]=> string(132) "105-vjetori-i-policise-se-shtetit-shoqata-e-ish-efektiveve-ne-lirim-ne-proteste-ky-organ-po-kalon-nje-krize-te-thelle-dhimbje-106416" }