108 vjet histori, Inter feston ditëlindjen mes vështirësive dhe shpresës

Publikuar tek: sport, më 22:54 08-03-2016 108 vjet histori, Inter feston ditëlindjen mes vështirësive dhe shpresës

Kanë kaluar 108 vjet nga krijimi i klubit të Interit dhe “ditëlindja” do të festohet të mërkurën bashkë edhe me tifozët.

Natën e 9 marsit 1908, në restorantin ‘L’Orologio’ u mblodhën shumë artistë për të krijuar Football Club Internazionale, ndonëse skuadra tashmë prej vitesh nuk po gjen rrugën e fitoreve.

Nuk kaloi shumë kohe dhe vjen trofeu i parë: kampionati i 1909-1910. Në më shumë se një shekull, Interi ka fituar 18 kampionate, një botëror të klubeve, 2 Kupa Intercontinentale, 3 Kupa të Kampioneve/Liga e Kampioneve, 3 Kupa UEFA, 5 Superkupa të Italisë e 7 Kupa të Italisë.

Suksesi i fundi i madh i arritur nga zikaltërit është tripleta e fituar në vitin 2010, kur skuadra drejtohej nga portugezi Jose Mourinho.

20 presidentë kanë drejtuar klubin në gjithë këto vite, periudha më e gjatë i përket familjes Moratti, që i dha shumicën e aksioneve Erick Thohir në nëntor të 2013.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dështoi në testin e dopingut, tre sponsorë kryesorë largohen nga Maria Sharapova
Foto nudo në vaskë, Manaj kërcënon mediat: Kjo nuk përfundon me kaq »
Article Logic
Execution time: 0.018123149871826
array(1) { ["section"]=> string(77) "108-vjet-histori-inter-feston-ditelindjen-mes-veshtiresive-dhe-shpreses-34598" }