11 në rrjetë, 7 jashtë: Shikoni penalltitë e mbrëmshme Gjermani-Itali (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 07:29 03-07-2016

Gjermania arriti të fitojë në saj të penalltive dhe të kualifikohej përballë Italisë për në gjysmëfinale. Por, ajo që ra më së shumti në sy ditën e djeshme ishte gjuajtja e 11-metërshave, fakt  që i habiti të gjithë për nga mënyra sesi u gjuajtën.

Në 18 penallti të marra në total, 11 shkuan në rrjetë dhe 7 u gjuajtën jashtë apo u pritën nga portierët. Gjermania arriti të realizojë 6 herë, ndërsa Italia 5.

Për italanët, Simone Zaza dergoi topin mbi portë,  Graziano Pelle po ashtu e dergoi topin jashtë, ndërsa Manuel Neuer priti penalltitë e Leonard Bonuccit dhe Matteo Darmian. Gianluigi Buffon priti  penalltinë e Thomas Muller, Mesut Ozil goditi shtyllën, ndërkohë Bastian Schweinsteiger edhe pse pati mundësin të shpallët heroi i takimit, ai goditi në mënyrën më të keqe topin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tradita nuk vazhdon, mposhten italianët, Gjermania në gjysmëfinale
Momenti kur Buffon shpërthen në të qara (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019503831863403
array(1) { ["section"]=> string(79) "11-ne-rrjete-7-jashte-shikoni-penalltite-e-mbremshme-gjermani-itali-video-45364" }