11 vite kampion në Shqipëri. Ky është sporti dhe ekipi rekordmen në vendin tonë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:25 08-11-2018 11 vite kampion në Shqipëri. Ky është sporti dhe ekipi rekordmen në vendin tonë

11 vite rradhazi kampion në Shqipëri. Ky është rekordi që është vendosur në vendin tonë nga ekipi i Tiranës në sportin e taekwondo-s.

Në një intervistë për emisionin Adrenalinë në IN Tv, trajnerja Arjola Kasaj rrëfen më shumë për këtë sport.

“Nga viti 1998 deri 2008 kam qenë kampione vetë, pastaj nga viti 2007 deri më sot jemi kampion. Kemi filluar ta nxjerrim ekipin kampion me moshtat e vogla deri tek të rriturit dhe prej 11 vitesh jemi kampion në Shqipëri”.- tha trajnerja Kasaj për IN Tv.

Sporti i taekwondo-s është shumë i përhapur në Shqipëri ku numërohen 31 shoqata dhe ekipe që marrin pjesë në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. Vitet e fundit ka një pjesmarrje të madhe edhe për femrat ku vetëm në ekipin e Tiranës numërohen rreth 15 vajza.

E pyetur se kush shtetetë rajonit janë më mirë në këtë sport, trajnerja Kasaj tha se: “Deri para dy vitesh ata kanë qenë më mirë se ne, por tani mendoj se ne jemi më mirë dhe më lart se ata.”

LAJMI NËhttp://www.intv.al/11-vite-kampion-ne-shqiperi-ky-eshte-sporti-dhe-ekipi-rekordmen-ne-vendin-tone-video-78017?fbclid=IwAR3Yat5fNNgbGTgp0jbHmKbw3DEzW8WViAeaeT6iCzjq85vcLOVH36aPxfg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 muaj me Kajan, festë në shtëpinë e Veliajt (FOTO)
Reinaldo Gaçi rrëfen sherrin me Orinda Hutën te Kënga Magjike »
Article Logic
Execution time: 0.019647836685181
array(1) { ["section"]=> string(85) "11-vite-kampion-ne-shqiperi-ky-eshte-sporti-dhe-ekipi-rekordmen-ne-vendin-tone-140749" }