11 vjet pa Ferdinand Radin, Rozana: Më mungon shumë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:31 11-02-2015 11 vjet pa Ferdinand Radin, Rozana: Më mungon shumë

Sot është 11-vjetori i ndarjes nga jeta të njeriut të madh skenës, Ferdinand Radi. Ai e ka nisur karrierën e tij si sportist por shumë shpejt e gjeti veten në skenën e teatrit dhe të filmit ku u prit me dashamirësi nga publiku shqiptar.

 

Të gjithë e kujtojmë Kurtin e “Vjeshtë me stuhi”, Gjeloshin e “ I pesti u zu i gjallë’, Xhandarin e “Prefekti”, Tak Fakun e “Një shok i klasës sonë” apo nga "I treti", kapter Mevlani nga "Historiani dhe kameleonët", ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek "Balada e Kurbinit", arixhiu nga "Vdekja e kalit" si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin "Nata".

Në këtë ditë të 11-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, nuk mund të rrinte pa e kujtuar edhe e bija, këngëtarja Rozana Radi e cila shpesh ka ndarë edhe me median dhimbjen për mungesën e të atit.

Sot, ajo ka shpërndarë këtë foto të saj me maestro Radin dhe shkruan : “Më ka marrë malli shumë për ty. 11 vjet pa ty. Më mungon babi!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana 95-vjet kryeqytet, ja aktivitetet
Arkitektët në konkurs për zhvillimin urban »
Article Logic
Execution time: 0.024731874465942
array(1) { ["section"]=> string(54) "11-vjet-pa-ferdinand-radin-rozana-me-mungon-shume-3052" }