110 vjetori i masakrimit të klerikut Papa Kristo Negovani

Publikuar tek: kulture-art, më 14:06 12-02-2015 110 vjetori i masakrimit të klerikut Papa Kristo Negovani gravura e vitGravura që trajtoi momentin e vrasjes së Papa Kristo Negovanit

Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjtorja e Parë Shqipe” në Korçë ka çelur sot ekspozitën  me botimet origjinale te klerikut atdhetar Papa Kristos, fotografi dhe dokumente, materiale te ekspozuara për herë te parë. Pjesë e ekspozitës do të jetë edhe gravura e vitit 1905 qe trajtoi momentin e vrasjes së martirit të gjuhës e shkollës shqipe.

Papa Kristo Negovani lindi në fshatin e Negovanit (zona e Kolonjës/Korçë).

Ai u bë shpejt një nga të parët përhapës të abetareve dhe teksteve mësimore shqipe. Hartoi disa libra, disa nga të cilat i botoi që kur ishte gjallë, ndërsa të tjera u botuan pas vdekjes së tij me kontributin e patrioteve shqiptare. Kristo Negovani githashtu çeli shkollçn shqipe te Negovanit me 100 nxënës. Ai solli në shqip dhe përshtati i pari nga frëngjishtja fabulat e La Fontenit, nga të parat sprova këto në gjuhën shqipe.

Papa Kristo Negovani u masakrua në të gdhirë të së dielës të 12 shkurtit të vitit 1905, në moshën 30 vjeçare, në kodrën e Negovanit bashkë me të vëllanë Papa Theodhos Negovanin, dhe katër punëtorë të tjerë të përfshirë në çështjen e shkollave shqipe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MK, shpall listen e projekteve, fitues edhe njerëz pranë qeverisë
Mediat Ndërkombëtare vëmendje "Burrneshave" në Berlianale »
Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924
array(1) { ["section"]=> string(62) "110-vjetori-i-masakrimit-te-klerikut-papa-kristo-negovani-3143" }