12-0 humbja më e madhe e kuq e zinjve në histori, viti 2002 i tmerrshëm për Kombëtaren

Publikuar tek: sport, më 20:04 13-10-2015 12-0 humbja më e madhe e kuq e zinjve në histori, viti 2002 i tmerrshëm për Kombëtaren Lojtarët duke festuar pas fitores me Armeninë

Ju besohet se Kombëtarja që para dy ditësh u kualifikua në Euro 2016, pak vite më parë mposhtej me rezultatin 2-0 nga modestët e Andorrës? Kur i rikthehesh historisë dhe shikon rezultatet ndër vite të Kombëtares Shqiptare, atëherë kualifikimi në kampionatin europian të duket akoma edhe më i pabesueshëm, ndërsa nuk mund të harrosh pa vlerësuar punën e bërë nga djemtë e Gianni de Biasit që realizuan këtë ëndërr.

Në tabelën e mëposhtme jepen të gjitha rezultatet kur Shqipëria është mposhtuar me 4 ose më shumë gola diferencë, si dhe ato ndeshje kur ekipi ynë Kombëtar ka zhgënjyer ndaj skuadrave amatore si Andorra, Luksemburgu apo Malta, transmeton Newsbomb.al.

Me 60 shtete në 300 ndeshje është përballur Shqipëria që prej vitit 1930. 73 janë fitore për kuq e zinjtë, 64 barazime dhe 163 humbje. 268 gola janë shënuar nga ekipi ynë, ndërsa ka pësuar 479 të tillë.

12-0 është humbja më e madhe në historinë e Kombëtares shqiptare. Ka qenë miqësorja e vitit 1950 në Budapest, kur Hungaria e Pushkash “bombardonte” portën e Shqipërisë plot 12 herë. Por, rezultatet dramatike nuk mbarojnë me kaq për Kombëtaren tonë.

Spanja na mposhte në vitin 1990 me rezultatin 9-0 në Sevilja, në kualifikueset e europianit, ndërsa Gjermania Perëndimore ka shënuar 8 gola kundër Shqipërisë në vitin 1981 për kualifikueset e botërorit.

Sipas asaj që transmeton Newsbomb.al, skuadrat që kanë mposhtuar më shpesh Shqipërinë me rezultate me 4 ose me më shumë gola diferencë janë Rumania dhe më pas Spanja.

Humbja më e thellë në shtëpi është ajo kundër Rumanisë në vitin 1947, 0 me 4 dhe ajo kundër Spanjës në vitin 1993, 1 me 5.

Viti 2002 mund të konsiderohet pa dyshim si një prej më të vështirëve për Kombëtaren tonë. Kuq e zinjtë në këtë vit janë mposhtur 2-0 nga Andorra, 4-0 nga Meksika dhe kanë barazuar 0-0 me Luksemburgun.

Statistikat:

Ndeshje të luajtura: 300

Shtetet më të cilat jemi përballur: 60

Fitore: 73

Barazime: 64

Humbje: 163

Gola.Sh: 268

Gol.P: 479

Humbja më e thellë: Hungari-Shqipëri, 12-0; v. 1950.

Humbja më e thellë në shtëpi: Shqipëri-Rumani, 0-4; v.1947. Shqipëri-Spanjë, 1-5; v.1993

Viti më i keq: 2002

Skuadra që na ka shënuar më shpesh 4 ose më shumë gola: Rumania

17.04.2002 Andorra la Vella Friendly Andorra 2:0 Albania
20.06.2011 Buenos Aires Friendly Argentina 4:0 Albania
15.11.1980 Vienna QW-12 Austria 5:0 Albania
22.09.1982 Vienna QE-7 Austria 5:0 Albania
29.06.1963 Copenhagen QE-2 Denmark 4:0 Albania
02.06.1993 Copenhagen QW-15 Denmark 4:0 Albania
26.04.1989 London QW-14 England 5:0 Albania
30.03.1991 Paris QE-9 France 5:0 Albania
08.04.1967 Dortmund QE-3 West Germany 6:0 Albania
18.11.1981 Dortmund QW-12 West Germany 8:0 Albania
24.09.1950 Budapest Friendly Hungary 12:0 Albania
13.02.2002 Hesperange Friendly Luxembourg 0:0 Albania
06.09.2011 Luxembourg City QE-14 Luxembourg 2:1 Albania
14.05.1994 Tetovo Friendly Macedonia 5:1 Albania
16.08.1995 Attard Friendly Malta 2:1 Albania
06.02.1998 Attard MIT-7 Malta 1:1 Albania
11.02.2009 Attard QW-19 Malta 0:0 Albania
13.03.2002 San Diego Friendly Mexico 4:0 Albania
25.05.1947 Tirana BlCh-2 Albania 0:4 Romania
08.10.1950 Bucharest Friendly Romania 6:0 Albania
25.03.1987 Bucharest QE-8 Romania 5:1 Albania
21.11.2007 Bucharest QE-13 Romania 6:1 Albania
18.11.1987 Seville QE-8 Spain 5:0 Albania
19.12.1990 Seville QE-9 Spain 9:0 Albania
22.09.1993 Tirana QW-15 Albania 1:5 Spain
12.11.1967 Belgrade QE-3 Yugoslavia 4:0 Albania

Lexo edhe: Rezultatet pozitive të Shqipërisë përgjatë historisë kundër “big”-ve të futbollit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një tjetër shqiptar gati për hapin e madh në Itali
Këto janë skuadrat e kualifikuara direkt në Euro2016, Hollanda jashtë Europës »
Article Logic
Execution time: 0.0050239562988281
array(1) { ["section"]=> string(91) "12-0-humbja-me-e-madhe-e-kuq-e-zinjve-ne-histori-viti-2002-i-tmerrshem-per-kombetaren-23052" }