12 arsyet që e bëjnë unik, Papa Françeskun

Publikuar tek: kulture-art, më 16:26 28-01-2015 12 arsyet që e bëjnë unik, Papa Françeskun

Lideri botëror i Kishës Katolike nuk është i njohur vetëm për shfaqjet papale të dashurisë, mirësisë dhe besimit. Papa Francesko ka prekur miliona zemra me prononcimet e tij “jashtë normales” ashtu si edhe me sjelljen e tij normale prej pape. Më poshtë do t’ju themi 12 arsyet që e bëjnë unik Papa Franceskun.

1.Papa Francesku e ka cilësuar internetin si një “dhuratë prej Zotit”. Ai vetë, e perdor shumë shpesh atë. Papa reagon përmes rrjeteve sociale për çështje të rëndësishme botërore duke shpërndarë dashurinë e Zotit, duke dhene këshilla. Njësoj si shumica prej nesh, ai poston shpesh dhe ka milona  ndjekës ne Twitter.

 2. Francesku është papa i vetëm në historinë e papatit të kishës katolike i cili, është bërë pjesë e   një  “selfie”

3.Papa Francesku i adhuron “miqtë e vegjël me katër këmbë”  si shumica prej nesh. Madje ai ka thëne : “I perkedheluri` juaj ka një vend në parajsë bashkë me të gjitha kafshët e tjera.”

4. Ai ka pranuar që `Zoti nuk është një magjistar me një dorë magjike` dhe se Big Bangu dhe teoria e evolucionit janë të vërteta.  Teoria e Big Bangut nuk e kundërshton ekzistencën e Zotit por e kërkon atë që ka thene ai gjatë mbajtjes së një fjalimi në një mbledhje fetare.

5. Papa Francesku gjithashtu ka thënë se do të pranonte pranë kishës katolike të gjitha format jashtëtokësore nëqoftëse  ata do duan të kthehen në katolike.  Ai pranon kështu se ka jetë jashtë Tokës por përveç  udhëtarëve të kohës ky pohim i Papës la vend të mendohej edhe për pranimin e `të përjashtuarve ` siç është mafia italiane dhe kthimin ne gjirin e Kishës .

6.I bën vazhdimisht thirrje prindërve për `prindërim te kujdesshëm` dhe është gjithmonë shumë i mirë dhe mirëpret çdo besimtar të vogël.  Ai i bëri një xhiro me makinën papnore nëpër sheshin “Shen Pjetër” dy djemve 11-vjeçar.

7. Ndryshe nga parardhesi i tij Papa Benedikti që përdorte një makinë  të mbyllur antiplumb, Papa Francesku gjithmonë ka preferuar të përdorë një makinë të hapur dukeqenë se kështu është me afër njerëzve.

8.Një herë tjetër ai u pa duke ndërruar kapelen e tij me dy të rinj amerikanë në studion në Romë dhe njëherë tjetër ai ndërroi sërish kapelen e tij me `aborigjene` brazialiane nga Amazona pasi takoi  vendasit dhe i inkuroroi ata që të ruanin traditat e tyre.

9.Papa është gjithashtu përkrahës i barazisë midis njerëzve. Gjatë një vizite ne Filipine ai ju bëri thirrje burrave që t’i dëgjonin më shumë gratë e tyre sepse `ato kanë shumë gjëra për të thene`. “Ato janë të afta të bëjnë pyetje mbi gjëra që meshkujt nuk guxojne të flasin”- ka thëne ai. Gjithashtu Papa ka thënë se Vatikani po merr parasysh pranimin e komunitetit LGBT dhe ka kërkuar falje per abuzimet seksuale te femijeve nga prifterinjte katolike, madje i ka takuar vete personalisht viktimat e kësaj dhune duke u bërë papa i parë që takon një komunitet të tillë brenda Vatikanit

10. Ka pranuar për ndjekësit e kishës se edhe ai ka qenë një frekuentues i pub-eve. Gjithashtu ai ka shitur motorrin e tij Harley Davidson, në shkurt  të 2014 për 327.000$ dhe paratë ja dhuroi një mensë për të pastrehët në Romë. Papa ka qenë edhe në kopertinën e revistës `Rolling Stones` duke u konsideruar kështu si `Papa që thyen traditat`.

11. Është quajtur me të vërtetë ``Papa i njerëzve` pasi refuzoi të jetonte në pallatin papal. Ai është i njohur për stilin e thjeshtë të jetesës.  Spekulohet gjithashtu se ai ka dalë jashte Vatikanit natën i veshur si një prift i thjeshtë dhe ka takuar të pastrehë.

12. Por ndonjëherë edhe ai merr kohë për vete, dhe jo vetëm për t’u lutur por edhe për të mbështetur skuadrën e tij të zemres San Lorenzo në Argjentinë.

Ai vjen nga vendi i shumë futbollistëve të famshëm, keshtu kuptohet edhe dashuria e tij e madhe per futbollin.


newsbomb.al /A.M

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Filmi shqiptar fiton festivalin e filmit në Filipine
Vogëlushja shqiptare, e treta në “France got talent” »
Article Logic
Execution time: 0.069924831390381
array(1) { ["section"]=> string(46) "12-arsyet-qe-e-bejne-unik-papa-franceskun-1738" }