12 bashki të majta nuk përfshihen në bllokimin e lejeve të ndërtimit

Publikuar tek: politike, më 18:46 11-08-2015 12 bashki të majta nuk përfshihen në bllokimin e lejeve të ndërtimit

Edhe pse qeveria vendosi të pezullojë lejet e ndërtimit në të gjithë Shqipërinë, nga ky vendim janë përjashtuar 12 bashki të majta dhe 2 bashki të djathta.

Sipas hartës së publikuar në fletoren zyrtare, në territore të specifikuara të bashkive të mëdha si Tirana, Fieri, Shkodra apo edhe në Durrës e Vlorë do të lejohen ndërtime, lejet e të cilave do të shqyrtohen nga vetë njësitë vendore. Por për objektet mbi gjashtë kate leja e ndërtimit do të jepet nga Këshillit Kombëtar të Territorit.

Sipas kësaj harte vërehet se drita jeshile për të ndërtuar u është hapur 12 Bashkive të fituara nga e majta në zgjedhjet e fundit vendore të 21 qershorit dhe vetëm dy prej tyre Shkodra dhe Kamza janë me kryetarë të djathtë.

Për të gjitha këto njësi vendore ndryshimet e reja ligjore përcaktojnë se lejet për zhvillim apo ndërtime do të merren në shqyrtim nga autoritetet përgjegjëse vetëm për ato zona për të cilat janë miratuar dokumentet e planifikimit të territorit, duke përjashtuar vetëm ato zona me rëndësi kombëtare të trashëgimisë kulturore dhe historike dhe brezit bregdetar. Gjithsesi në pikën  ‘c’ të këtij vendimi thuhet se për objektet mbi 6 kate leja e ndërtimit do të jepet nga Këshillit Kombëtar të Territorit.

Bashkitë ku lejohet ndërtimi:

Bashkia Himarë

Bashkia Lushnje

Bashkia Berat

Bashkia Kamzë

Bashkia Tiranë

Bashkia Fier

Bashkia Vlorë

Bashkia Kurbin

Bashkia Shkodër

Bashkia Rrogozhinë

Bashkia Krujë

Bashkia Bulqizë

Bashkia Korçë

Bashkia Durrës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqetësimi i Braçes: Vitin tjetër nuk do shkoni dot në Livadh e Himarë, thirrje qeverisë
Berisha: Pallatet mbi 6 kate do t’i firmosë personalisht Rama »
Article Logic
Execution time: 0.024688005447388
array(1) { ["section"]=> string(74) "12-bashki-te-majta-nuk-perfshihen-ne-bllokimin-e-lejeve-te-ndertimit-18200" }