12 fyerjet breshëri që lëshoi Rama ndaj gazetarëve (Nëse nuk i keni lexuar ende...)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:49 25-10-2017 12 fyerjet breshëri që lëshoi Rama ndaj gazetarëve (Nëse nuk i keni lexuar ende...)

Këto janë fyerjet që Rama u bëri gazetarëve sot, sjellë në mënyrë të përmbledhur nga moderatorja e njohur Sonila Meço.

“Ik mëso!

Të të vijë turp!

Je i paditur!

Je i paformuar!

Flet përçart!

Je për të të qarë hallin!

Kjo është pyetje idiote!

Amplifikator thashethemesh!

Kazan!

Thirri mendjes!

Je problem i madh!

Përsëritje pyetjen ta marrin vesh të gjithë ç’idiot je!”, u tha Rama gazetarëve sot.

"Sa i fyer do të ndiheshe nëse ta thonë në sy teksa bën punën tënde? Kujt do t’ja toleroje? Si do të ndiheshe? Çfarë do të bëje? Ç’të takon të bësh?

Kjo është gjuha e kryeministrit ndaj një gazetari, ndaj të gjithë gazetarëve, ndaj medias.

Janë dy pushtete të pavarura. Po nëse gazetari do të përdorte të njëjtën gjuhë?

Pa provoni t’i lexoni në të kundërt, si gjuha e gazetarit ndaj pushtetarit.

Përsëritini frazat, por tashmë në gjuhën e gazetarit!

Të patolerueshme nga kushdo ndaj kujtdo, por kujt do t’i përshtateshin më shumë?” përfundon komentin e saj Sonila Meço.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020826101303101
array(1) { ["section"]=> string(84) "12-fyerjet-bresheri-qe-leshoi-rama-ndaj-gazetareve-nese-nuk-i-keni-lexuar-ende-97174" }