12 poezitë e fundit të Dritëro Agollit nga libri “Prit edhe pak”

Publikuar tek: kulture-art, më 17:30 03-02-2017 12 poezitë e fundit të Dritëro Agollit nga libri “Prit edhe pak”

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli në 85 vjetorin e tij të lindjes, solli për lexuesit vëllimin me poezi të shkruara ndër vite e të pabotuara, me titullin domethënës, “Më prit edhe pak”.

Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikon Sadijes, bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar në krah për 53 vjet në krijimtarinë e tij.

 Më prit edhe pak i thotë shkrimtari i madh vdekjes, sepse ka ende për t’i dhënë publikut, ka akoma për të komunikuar me të dhe për të ndarë shqetësimet e jetës së përditshme.

E dashur Sadije

 Të dua si jetën time, madje edhe më

shumë

Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti

 të jetosh

Unë edhe i vdekur do të ndjek për të

parë buzëqeshjen tënde

Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda

 errësirës së varrit nuk duket

Por unë do të bëj të pamundurën, qoftë

edhe me anën e një fluture, që do të dalë

 nga kockat e mia.

GËNJESHTRAT

 O popull, ç’të bëjnë!

Të japin lodra të luash,

Të mbajnë me përralla,

 Të flesh në shtrat sa të duash,

 Pa zhurma e andralla,

Të quajnë të vogël,

Dhe thonë se ende s’di shumë,

Të japin në duar një lodër

Dhe thonë: Pusho, mos bëj zhurmë!

Refren i përhershëm në kohët,

O popull, ç’të bëjnë!

Të thonë:

“Gërvish e fito” në letra!”

Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerë

 Nën mëngët e vjetra,

Dhe fati s’të vjen asnjëherë.

Të marrën përdore me lekë

 T’i shohësh Miss­et,

Kur zhveshur kërcejnë,

 Me brekë e pa brekë,

 Në Skenë.

O popull, ç’të bëjnë!

Të japin lodra në duar Me Tomin dhe Xherrin,

 Të bëhesh fëmijë i duruar,

Mos njohësh telashin dhe sherrin.

NË KOHËN E MIRIT TË XHIKES

 Jetova në kohën e Mirit të Xhikes,

 Në vitet me dert pleqërie,

 Këtu në pallatin e Rrugës së Dibrës,

 Me gruan e dashur Sadije,

Jetova në kohën e Mirit të Xhikes.

 Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë,

 Më gërryen lakmia me ankthin e frikës,

Se jam infektuar dhe unë

Nga koha e Mirit të Xhikes,

Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë

EPITAF PËR VETEN TIME –VARIANT

 Përjetësisht këtu fle Dritëroi Me etrit,

 gjyshërit dhe shokët pranë.

Të mira bëri pak gjersa jetoi,

Më tepër mund të bënte,

po s’e lanë.

 TESTAMENTI

 O toka ime që të lërova e të thura këngë,

Që të kam dashur plisin dhe barin,

Që të kam fshirë me duar, me mëngë,

Në ç’vend ma le varrin?

Më mirë ma bëj diku në një brazdë,

 Apo larg mbi përrua ndofta,

 Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,

Duke më sjellë lajme nga bota,

Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,

 E kyçur dera, me lloze poerta…

PIJA

Vërtet unë i pijes kam qenë

Dhe netët sa gota më thyen!

 Kam pirë dhe pakëz kam ngrënë

Dhe kockat në shishe m’u kthyen.

DËSHIRA E PLAKUT HORR

 Ne pleqve mirë na bën një hudhër,

një lakër

Për zgjatjen e jetës

Për zgjimin fatmadh

I DASHUR UJK

 Ujk i dashur,

 që bredh me tët bir netëve vonë,

 ta kam zili këtë mall për tët bir,

Ne njerëzit dhe birin tonë e lidhim shpejt,

shpejt me zinxhir veç për një pronë.

 NE Kanuni

dhe malet dhe gjyshërit në varre

 Na dhanë infeksionin me emrin

“hakmarrje”

Ne vitet argasëm me plumbin dhe gjakun

Dhe gjumin e pridhëm për nderin dhe hakun.

Për thikë e për pushkë s’na del njeri tjetër,

Të zotët nuk jemi për penë e për letër.

Lavdia s’na duhet, ­lavdia të jetë,

 – Pak erëz të fryjë, ne ngrihemi vetë.

 MPIRJA E NJERIUT

O kohë, ndalu pak!

Na ler të shtrihemi,

të hapëm gojën në krevat,

të shpihemi me sy në tavan të shohëm një vrimë,

një mizë a zhuzhak. O kohë Ndalu pak!

 NË QYTETIN TIM

 I themi njëri-­tjetrit

“mirëupafshim”,

 po s’dihet nëse shihemi vërtet;

na dalin dy­tre horra dhe na vrasin dhe lamtumirë,

 ti qytet.

Të vrasin për hiçgjë,

për treqind lekë,

 me to mjafton të pihet një konjak me kurvat

në një klub a diskotekë,

ndaj “mirupafshim”

s’vlen aspak.

1996

PËR DASHURINË

 Dashuria fillimisht është e turbullt,

 Dashuron,

 po cilin aspak s’është e qartë,

 Dhe agimi kur vjen,

 është i mugët,

Sendet s’kanë as formë e as trajtë.

Dita zbret dhe gjerat dalin të plota:

Forma, trajta, konture e vija,

 Dalëngdalë e tillë vjen bota,

 Ja,

 fytyrën kështu e zbulon dashuria.

 

PËR TY

 Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,

 kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,

kur rri e shfleton një libër të vjetër,

kur flet e përhumbur pa ditur as vetë se ç’thua.

 Mendimet e tua të gjitha veç unë i marr vesh

dhe as tjetër me gjuhën e shpikur nga ti dhe unë.

Sa keq që në Zot s’kam besuar,

sikur të besoja,

i lutesha që ti të mos plakeshe.

Nesër pemët do gjelbërojnë,

të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit;

rreth nesh le të gumëzhijnë bletët

dhe qëngjat le të blegërijnë.

Ç’ti bëjmë natës që vjen?

 ç’ti bëjmë mëngjesit,

 Kur në pasqyrë

i kuqçel trëndafili?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbja e Dritëro Agollit, flasin miq, shkrimtarë, akademikë dhe historianë: Dhimbje e madhe për kombin shqiptar
Si e përjetoi Kadare lajmin e vdekjes së Agollit, fjalët e ndjera që thotë për "të pazëvendësueshmin e letërsisë shqiptare" »
Article Logic
Execution time: 0.047328948974609
array(1) { ["section"]=> string(68) "12-poezite-e-fundit-te-dritero-agollit-nga-libri-prit-edhe-pak-67642" }