“12 qershori i shenjtë”, ekspertët sqarojnë lëvizjet e trupit të Trump dhe Jong-un

Publikuar tek: bota, më 16:29 12-06-2018 “12 qershori i shenjtë”, ekspertët sqarojnë lëvizjet e trupit të Trump dhe Jong-un Nga takimi

Fill pas takimit historik mes Kim Jong-un dhe Donald Trump ditën e sotme në Singapor, menjëherë ekspertë të fushave të ndryshme nisën të analizonin gjithçka ndodhi, ashtu si edhe studiuesit e lëvizjeve të trupit.

 

Sipas Sky News, Donald Trump është shfaqur mjaft i dëshpëruar gjatë shtërngimit të duarve. Presidenti amerikan thuhet se është përpjekur që ai të dilte si ‘i miri’ i përrallës duke u përpjekur të marrë të gjithë situatën nën kontroll.

Ekspertët thanë se për të mbuluar ankthin e tij, Trump bëri edhe disa shaka me Kim Jong-un, ndërsa ky i fundit si gjithmonë nuk ka pasur asnjë reagim duke u shfaqur mjaft i qetë. Prekja e krahut është përshkruar si një gjest miqësor i detyruar nga politika, pra ishte i shtirur.

Duke iu referuar takimve të mëparshme të liderit amerikan me liderët e tjerë të botës, siç është Emmanuel Macron i Francës, eksperti vuri në dukje se si Trump kishte një rrokje shumë më të forte në të folur.

Eksprerti tha se Kim kishte "bërë detyrat e shtëpisë" dhe kishte ardhur afër për shtrëngimin e dorës dhe nuk e lejoi Trump ta mbizotërojë atë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Po vdes, po vdes', 15-vjeçarja theret në mes të parkut (EMRI-FOTO)
Terrorizohet përsëri Parisi, një armatosur merr peng disa persona »
Article Logic
Execution time: 0.020591020584106
array(1) { ["section"]=> string(86) "12-qershori-i-shenjte-ekspertet-sqarojne-levizjet-e-trupit-te-trump-dhe-jong-un-124127" }