12 shoqata të paregjistruara, Armand Duka kallëzohet në prokurori

Publikuar tek: barometri, më 08:17 17-01-2018 12 shoqata të paregjistruara, Armand Duka kallëzohet në prokurori

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka pritet të kallëzohet sot në Prokurori. Kallëzimi ndaj Presidentit të FSHF-së vjen për shoqatat fantazmë, të cilat rezultojnë të paregjistruara. Janë 12 shoqata që rezultojnë  të paregjistruara.

Sipas Report Tv kallëzimi do të bëhet nga Presidenti i një klubi futbolli, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Sakaq, kallëzimi pritet të dorëzohet në Prokurori ditën e sotme në orën 12:00.

Një lëvizje e papritur vjen pas zyrtarizimit të kandidaturës së Armand Dukës për të marrë sërish drejtimin e FSHF-së. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033231019973755
array(1) { ["section"]=> string(71) "12-shoqata-te-paregjistruara-armand-duka-kallezohet-ne-prokurori-106845" }