120 minuta lojë, Milan eleminon Interin me ndihmën e një 19-vjeçari

Publikuar tek: sport, më 23:23 27-12-2017 120 minuta lojë, Milan eleminon Interin me ndihmën e një 19-vjeçari

Janë dashur plot 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesin në përballjen Milan-Inter, që në fund ka parë fitues kuq e zinjtë.

Në pjesën e parë Inter do të ishte më kërkues me një presion në gjysmë-fushën e kundërshtarit dhe Milan që më shumë kujdesej të mos pësonte.

Në këtë pjesë Inter do të gjente edhe golin me Perisiç, por do të anulohej nga arbitri me ndihmën e sistemit VAR. Në pjesën e parë Interit iu mohua dhe një penallti pas një prekje me dorë të Abates brenda zonës.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por pa mundur dot që t’i konkretizojë. Pas 90-të minuta do të duheshin edhe 30 minutat shtesë për të përcaktuar fituesin.

Pikërisht në minutat shtesë do të gjente rrugën e rrjetës Milan me anë të 19-vjeçarit Cutrone duke u kualifikuar në gjysmë finalen e kupës së Italisë.

Në fazën tjetër Milan do të përballet me Lazion, ndërsa Inter do të bëjë llogaritë vetëm me kampionatin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gati largimi i Calhanoglu nga Milan, kjo është skuadra e njohur që interesohet për turkun
Kërkohet nga të gjithë, Juventus tregon çmimin e Dybala »
Article Logic
Execution time: 0.023789882659912
array(1) { ["section"]=> string(73) "120-minuta-loje-milan-eleminon-interin-me-ndihmen-e-nje-19-vjecari-104599" }