1200 shqiptarë nga Amerika në Francë, për të mbështetur kombëtaren kuqezi

Publikuar tek: sport, më 11:27 11-06-2016 1200 shqiptarë nga Amerika në Francë, për të mbështetur kombëtaren kuqezi

Bëhet fjalë për shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe Kanada, ndërkohë, që një grup prej më shumë se 200 vetësh ka mbërritur qysh dje pasdite në Parisë nga New York-u i largët.

Sipas paralajmërimit, 1200 tifozët shqiptarë do të jenë gjatë këtyre ditëve pjesë e festës kuqezi, në mbështetje të kombëtares mbarë Shqiptare në stadiumet e Francës. Kombëtarja e Shqipërisë, do të luajë në Francë - Euro 2016, me përkrahjen e një numëri rekord të tifozëve nga diaspora, kështu të paktën shkruajn shqiptarët në medien sociale Facebook.

Kurse, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një njoftimi ka bërë me dije se ka siguruar një pjesë të kërkesave të mbështetësve të kombëtares mbarë Shqiptare, në 3 stadiumet në Francës, duke mos përmbushur dotë kështu dëshirën e shqiptarëve, për të mbështetur kombëtaren kuq e zi, kjo pasi kërkesat ishin jashtëzakonisht të mëdha, ku thuhet se 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar të marrin një biletë, për të qenë në Farncë Euro 2016. Në Lens ku Shqipëria, do të luajë sot në orën 9 të mëngjezit me kohën e Nju Jorkut, kundër Zvicrës, në stadiumin legjendar Bollaert, i cili ka një kapacitet për 35 mijë tifozë, do të ketë edhe prezencën e 1200 shqiptarëve të Amerikës, në bazë të biletave të dhëna nga FSHF, vëtëm për tifozat që kan udhëtuar nga SHBA për në Francë.

Megjithatë, lajmet e shtypit shqiptarë nga Francë Euro 2016, thonë se asnjë stadium në Francë, nuk e përmbush dëshirën e shqiptarëve për të mbështetur skuadrën e tyre, kjo pasi shumë shqiptarë nga Europa, dhe Shqipëria, kanë kërkuar të marrin një biletë, për të qenë në Euro 2016.

Federata Shqiptare e Futbollit, ka thënë se ka marrë 40 mijë kërkesa për vetëm 5-6 mijë bileta, që u kishte rezervuar UEFA. Nga këto bileta jo zyrtarisht, thuhet se 1200 i janë dhënë axhensive shqiptare të udhëtimit në SHBA, dhe, që të gjitha biletat u shitën në një kohë rekord. Simbas shtypit shqiptarë për çdo ndeshje të sajën Federata Shqiptare e Futbollit, kishte në dispozicion vetëm 16% të kapacitetit të stadiumit ashtu si dhe kundërshtarët e saj.

70% mbeten për tifozët neutralë, por për shkak se ka shumë shqiptarë në vendet e Europës ata pritet të kenë marrë një numër të madh të këtyre vendeve “neutrale” pasi kanë aplikuar si shtetas jo-shqiptarë. Ndërkohë, katër anëtarë të Klubit Futbollistik “Korabi”, në New York, të cilët nuk i janë ndarë kombëtares shqiptare, edhe në ndeshjet eleminatore në grupin E, ku luajti përfaqësuesja jonë ( Kopenhagen, Lisbonë, Elbasan, dhe Erevan) momentalisht gjenden në Parisë, për të ndjekur 3 ndeshjet e e grupit të kombëtares kuqezi në kuadrin e Francë Euro 2016. Ata janë katër shqiptaro-amerikanët kuqezi të apasionuar pas futbollit dhe mbështetës të zjarrtë të Kombëtares kuq e zi : Murat Mela,Nihat Kërkuti,Kujtim Kaziu dhe Besim “TITI” Maqellara. Veprimtari i njohur i komunitetit ish Presidenti i KKSHA, Martin Shkreli, ka udhëtuar për në Parisë, së bashku me dy djemët e tij, të dy futbollista nga shkolla amerikane e futbollit në Nju Jork, Edhe, veprimtari tjetër i komunitetit strugani Ylber Korça, anëtar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, ka udhëtuar së bashku me djalin futbollist nga shkolla amerikane në Dallas, dhe me anëtarët të tjerë të familjes. Nga Nju Jorku, kishte udhëtuar për të mbështetur kombëtaren kuqezi në Francë, edhe ish-kryetari i shqoatës Ana e Malit Ismet Kurti. Nga fotografitë e postuara në rrjetin social Facebook, thuhet se ka edhe një numër të madh tifozësh kuqezi, nga Detroiti, Çikago, Toronto, Arizona, Filadelfia, Uashingtoni, Tampa, dhe Dallasi.

                                                                                                                                                   Beqir SINA

13407650_10209385390141244_1519467653_n.jpg13444031_10209385390101243_291764912_n.jpg13436042_10209385390301248_1986027407_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atmosfera e ndezur në LENS, 2 orë e gjysmë para ndeshjes me Zvicrën shqiptarët në ekstazë (VIDEO)
S’do ta besoni se me kë është nisur në Francë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi »
Article Logic
Execution time: 0.018597841262817
array(1) { ["section"]=> string(88) "1200-shqiptare-nga-amerika-ne-france-per-te-mbeshtetur-kombetaren-kuqezi-ne-france-43175" }