128 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri, ARRSH hap ofertat

Publikuar tek: ekonomi, më 09:59 05-09-2016 128 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri, ARRSH hap ofertat

Autoriteti Rrugor Shqiptar, do të hapë ofertat për shpalljen e 4 kontratave të mëdha për mirëmbajtjen e rrugëve në 5 vitet e ardhshme. Ofertat duhet të dorëzohen me 16 shtator në orën 10.00

Kostoja e përgjithshme llogaritet në 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 milion euro do financohen nga Banka Botërore raporton Monitor.

Katër Kontratat për Katër Rajonet e Shqipërisë do të jenë:

Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës.

Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonët e Dibrës dhe Tiranës.

Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës.

Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës.

Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.

Tenderi po bëhet me konkurrim ndërkombëtar të përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore për prokurimin e mallrave dhe punimeve.

Ndërsa në garë janë 16 kompani që konkurojnë për mirëmbajtjen rrugët për 5 vitet e ardhshme në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12454295158386
array(1) { ["section"]=> string(79) "128-milione-euro-per-mirembajtjen-e-rrugeve-ne-shqiperi-arrsh-hap-ofertat-51910" }