13 deklarimet e bizneseve, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar tek: ekonomi, më 09:52 14-04-2018 13 deklarimet e bizneseve, Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se tashmë, çdo sipërmarrës apo individ mund të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi. Pagesat mund të kryhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari.

Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ata, mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë për këto taksa dhe tarifa:

-Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
-Tatim i Lojërave të Fatit
-Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
-Tatim i Mbajtur në Burim
-Tatim mbi Vlerën e Shtuar
-Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
-Tatim Fitimi
-Tatim mbi të Ardhurat Personale
-Taksat Kombëtare
-Tarifat Kombëtare
-Renta minerare
-Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
-Detyrime globale/Penalitetet

 

Më shumë në këtë kategori: « TVSH-ja ka hyrë në fuqi nga 1 prilli, TATIMET japin 7 udhëzime për BIZNESETqë nuk duhen anashkaluar kurrsesi
»
Article Logic
Execution time: 0.018340826034546
array(1) { ["section"]=> string(81) "13-deklarimet-e-bizneseve-drejtoria-e-tatimeve-jep-njoftimin-e-rendesishem-116851" }