14 shkurti, mbill pemën tënde në Kopshtin e të Dashuruarve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:58 08-02-2018 14 shkurti, mbill pemën tënde në Kopshtin e të Dashuruarve

Je i dashuruar dhe do të përjetësosh këtë ndjenjë? Tashmë e ke një mundësi nëpërmjet nismës më të re të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës.

Çdo i dashuruar mund të mbjellë një pemë në 14 shkurt, në “Kopshtin e të Dashuruarve”.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e mundëson këtë me nismën “Mbill pemën tënde të dashurisë”. Të gjithë çiftet mund të kenë një kujtim ndryshe nga dhuratat tradicionale, “dhuratën e një dashurie që rritet”.

Mbjellja e një peme do t’i japë jetë dashurisë suaj, por edhe më shumë gjelbërim edhe oksigjen gjithë qytetit tonë.

Çdo i dashuruar mund të zgjedhë llojin e pemës që do të mbjellë dhe me mbështetjen e bashkisë mund ta mbjellë atë për t’i dhënë kështu jetë edhe ndjenjës së tij.

 

 fotooooo.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.43758702278137
array(1) { ["section"]=> string(64) "14-shkurti-mbill-pemen-tende-ne-kopshtin-e-te-dashuruarve-109596" }