143 vjet nga lindja e Faik Konicës, kolosi i letrave shqipe i lënë në harresë (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:51 15-03-2018 143 vjet nga lindja e Faik Konicës, kolosi i letrave shqipe i lënë në harresë (E PLOTË)

Faik Konica

Sot është 143-vjetori i lindjes së Faik Konicës. Por mesa duket asgjë nuk është bërë në këtë ditë për kolosin e madh të letrave shqipe.

Kujtojmë se kryeministri Rama më herët ka deklaruar se në vitin 2018 do nderojë Konicën për kontributin e tij, por nëse një gjë e tillë do të ishte më e përshtashme në ditën e tij të lindjes asgjë nuk ka ndodhur. 

Gazetari Roland Qafoku në një shkrim të gjatë shprehet se Konica ka mbetur në harresë.

“As në ditën e vdekjes, e as sot në ditën e lindjes, asnjë zyrtar i lartë nuk ka axhendë ta nderojë atë. Ministria e Kulturës duket se merret me punë shumë të mëdha dhe të nderojë kolosin e mendimit Faik Konica i duket si një çikërrimë. As këshilltarët e kulturës së zotit Rama nuk kanë kohë ti thonë se “profesori i tij” Faik beu ka ditën e tij sot”, shprehet Qafoku.

E plotë:

15 marsi është një ditë për tu shënuar. 143 vjet më parë lindi një shqiptar i madh. Noshta më i madhi mes të mëdhenjve. Faik Konica lindi në Konicë më 15 mars 1875. Vdiq në Boston më 15 dhjetor 1942. U varros në Forest Hills në Boston.

Në maj 1995 u rivarros në Parkun Kombëtar në Tiranë në një ceremoni të rrallë shtetërore nderimi. E megjithatë, pllaka e varrit në varrezat e Bostonit qendron ende si të ishte ende atje. Një rit a profeci e atyre që e ideuan dhe zbatuan, nuk dihet. Ndoshta një varr nuk mund ta nxinte famën e Faik Konicës. Me të gjitha bashkë, ai mbetet një shqiptar i madh. U shpall që në vitin e Skënderbeut do nderohej edhe Faik Konica. Por as në ditën e vdekjes, e as sot në ditën e lindjes, asnjë zyrtar i lartë nuk ka axhendë ta nderojë atë. Ministria e Kulturës duket se merret me punë shumë të mëdha dhe të nderojë kolosin e mendimit Faik Konica i duket si një çikërrimë.

As këshilltarët e kulturës së zotit Rama nuk kanë kohë ti thonë se “profesori i tij” Faik beu ka ditën e tij sot. Përse ishte kaq I madh do thotë dikush? Kam zgjedhur 3 thënie të të tjerëve për Faik Konicën dhe 3 thënie të vetë Konicës për të tjerët. Gjergj Fishta e përcaktoi më mirë se asnjë tjetër: “Faik Konica ishte arbitri i shkrimeve më elegante të gjuhës shqipe”. Fan Noli e quajti “Eruditi dhe patrioti më i madh shqiptar”. Ndërsa poeti, shkrimtari dhe kritiku francez Guillaume Apollinaire i bëri një përcaktim me vulë të thatë: “Faik Konica ishte encikopledi ambulante”. Ndërsa 3 thëniet e Konicës lidhen: E para është një thirrje që i bën shqiptarëve për të punuar. E dyta është për analistët që çuditërisht “lindën” në kohën e tij dhe e treta për disa shqiptatë të ardhur nga jashtë. Lexojini dhe shijoni. I shkroi Faik bej Konica: Për punën:

“Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën.

Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot”. Për analistët: “Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”. Për ata që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë: “E njihni të gjithë atë që “ka parë botë, që është i qytetëruar”… i lag përditë me vaj leshrat, vishet me “të ngushta”, mban një stap të lehtë në dorë e shikon sipër-poshtë gjithë botën… Po ku ka lindur, në pyeç, ky njeri aq i hollë e aq i çuditshëm?… Mos kërko aq larg… Ka parë ditën në Dardhë, në Mollë, a në Breg të Pulës. Është rritur mes bajgave të gomarit a të kakërdhisë së deles”.

28833097_2145449292367863_421345685_n.jpg

28907515_2145449265701199_655586433_n.jpg

28907170_2145449255701200_1709832648_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot ditëlindja e Faik Konicës, pamjet e shtëpisë ku jetoi (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0044870376586914
array(1) { ["section"]=> string(91) "143-vjet-nga-lindja-e-faik-konices-kolosi-i-letrave-shqipe-i-lene-ne-harrese-e-plote-113311" }