15 mijë euro flamur, gati për t’u shpalosur në Francë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:45 05-06-2016 15 mijë euro flamur, gati për t’u shpalosur  në Francë

Një material prej sateni po ngjyroset i tëri me ngjyra kuq e zi. Në fakt në Prishtinë po bëhet gati një flamur kombëtarë i përmasave gjigante.

Ai do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet me Francën, më 15 qershor në Euro 2016.

Ideja e Rinor Sllovas nga Dibra pritet finalizohet  në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian.

Përmasat e këtij flamuri nuk i përballon as tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, prandaj atë kanë menduar ta shpalosin diku tjetër.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Ndihmë po jepet veçanërisht nga tifozët kuqezi. Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, kap normën olimpike
Politikani model? Në vijat e bardha, pa makinë në bulevardin Dëshmorët e Kombit (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.004004955291748
array(1) { ["section"]=> string(58) "15-mije-euro-flamur-gati-per-t-u-shpalosur-ne-france-42477" }