15 vjeçari me trupin më elastik në botë, është argëtim jo dhimbje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:01 30-03-2015

Jasapreet Singh Kalra është një 15-vjeçar nga India me trupin më elastik në botë. Ai mund të shtrembërojë trupin në pozicione që nuk mund t’i imagjinonim më parë.

Jasapreet shprehet se kjo nuk është aspak e dhimbshme, madje i duket shumë argëtuese. Nëse nga fotot ju duket se 15-vjeçari ka thyer qafën, krahët ose këmbët është thjesht efekt i talentit të tij për t’i përthyer ato pa dhimbje. Për ta ndarë me publikun këtë veçanti, 15-vjeçari do të marrë pjesë në “India’s Got Talents”.

Të njëjtën gjë e kemi parë vetëm te personazhi i animuar Gumby, një personazh prej balte në ngjyrë të gjelbër që është krijuar nga Art Clookey.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024312973022461
array(1) { ["section"]=> string(69) "15-vjecari-me-trupin-me-elastik-ne-bote-eshte-argetim-jo-dhimbje-7385" }