15-vjeçari nga Shkodra, i besuari i “Facebook” do t’ju habisë: Çfarë thotë për Ramën, Metën, Bashën e Berishën...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:06 05-11-2016

Ai është tashmë në listën e njerëzve të besuar të Facebook dhe ka akses në mirëmbajtjen e këtij rrjeti që është edhe rrjeti më i madh social.

Bëhet fjalë për Nilidon Pepushajn, tejet i aftë në përdorimin e tekonologjisë, vetëm 15 vjeç por një gjeni. Nilidoni është nga Shkodra dhe vazhdon klasën e 9-­të në shkollën jopublike  "Zemra e Krishtit". I ftuar mbrëmë në Top Show, 15 vjeçari është pyetur për politikanët e rëndësishëm në vend, Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën e Sali Berishën.

“Edi Ramën e shikoj si një narcist të kohëve moderne dhe ishte i palexueshëm para se të vinte në pushtet. Me premtimet e tij, më kujtohet një shprehje e bukur e Bonapartit...'Mënyra më e bukur për t’i mbajtur premtimet është mos i japësh ato fare'. Ju e dini për cilin Bonapart e kam fjalën se është vetëm një. Dua të shkoj në Itali e të flas për Ramën. Mos më pyesë tjetri kush është Rama. Jemi vende fqinje po s’e dinë kush është Rama. Dua që Rama të krijojë emrin e tij, të njihet me të parën.

-Sali Berisha është një yll polar i fshatarëve. Çfarëdo të thotë ai, fshatarët i shkojnë pas.

-Lulzim Basha është Don Kishoti i kohës së këtij narcistit.

-Meta luan rolin e varkës në Noas, rri në breg dhe pret. Për ata që kanë nevojë për ndihmë, në gjysmë të rrugës bëhet pirat dhe thotë: Nuk të çoj në bregun tjetër nëse nuk qeveris si them unë”, thotë gjeniu 15 vjeçar.

Për më shumë ndiqni videon!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027661085128784
array(1) { ["section"]=> string(110) "15-vjecari-nga-shkodra-i-besuari-i-facebook-do-t-ju-habise-cfare-thote-per-ramen-meten-bashen-e-berishen-58484" }