16 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri: Mësoni këtu çdo gjë rreth aksionerëve, kapitalit, fitimit të tyre...

Publikuar tek: ekonomi, më 18:53 14-09-2017 16 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri: Mësoni këtu çdo gjë rreth aksionerëve, kapitalit, fitimit të tyre...

Në Shqipëri operojnë 16 banka të nivelit të dytë. Të gjitha së bashku numërojnë 84 aksionerë, shqiptarë e të huaj, persona juridik, ndërsa kapitali grek kryeson me 26%, i pasuar nga ai turk dhe austriak.

Portali OpenCorporate ka publikuar të dhënat për Bankat, aksionerët, kapitalin, fitimit, administratorët dhe gjithçka tjetër.

“Në portalin e #OpenCorporate #Albania janë publikuar të dhënat për 16 Banka të Nivelit të Dytë që ekzistojnë Në Shqipëri.

Ato numërojnë 84 aksionarë që zotërojnë në total prej më shumë se 186 milionë aksionesh. 26 aksionerë të bankave të nivelit të dytë janë persona juridikë të formave të ndryshme (kryesisht shoqëri aksionere, shoqëri me pronësi të kufizuar dhe institucione financiare ndërkombëtare), ndërsa rreth 58 aksionerë janë individ.

26% e kapitalit aksioner të bankave të nivelit të dytë ka origjinë kapitali grek, pason Turqia me 25 % dhe Austria me 11.7 %.”

KLIKONI KËTU

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020370960235596
array(1) { ["section"]=> string(109) "16-bankat-e-nivelit-te-dyte-ne-shqiperi-mesoni-ketu-cdo-gje-rreth-aksionereve-kapitalit-fitimit-te-tyre-92355" }