16 FOTOT E RRALLA të Shkodrës pas lufte: Si u lanë 14 burra të pushkatuar në mes të rrugës

Publikuar tek: dossier, më 13:18 07-01-2018 16 FOTOT E RRALLA të Shkodrës pas lufte: Si u lanë 14 burra të pushkatuar në mes të rrugës

Nga Erald Kapri për newsbomb.al

Shkodra ishte qyteti i fundit ku më pas ushtria gjermanë bëri tërheqjen e madhe nga Shqipëria. Luftime në qytet nuk pati ndërsa gjermanët u larguan qetësisht. Por para largimit ata hodhën në erë urat e qytetit. Me largimin e tyre, qyteti u mor nga forcat partizane. Në Shkodër pati edhe një mision me disa oficerë anglezë që qëndruan në qytet deri në datën 31 janar 1945.

Fotot dhe atmosfera e përshkruar nga oficerët anglezë janë tepër të rralla. Qyteti ziente nga pasiguria. Banorët e Shkodrës u kërkonin llogari britanikëve se kur aleatët do të zbarkonin në Shqipëri. Britanikët rrëfejnë që trupat partizane nuk ishin miqësore me Shkodrën. Çdo familjeje iu ngarkua të strehonte e të ushqente minimalisht 1 partizan. Shumë prej të dyshuarve si antikomunistë u vranë apo u ekzekutuan.

Në mes të dhjetorit, një prej oficerëve britanik, Durkan, rrëfen se trupat 14 shkodranëve të pushkatuar u lanë në mes të rrugës në qendër të qytetit.

Ja çfarë raportonte nga Shkodra Kapiteni Durkan i britanikëve: Partizanë me uniformë shkojnë shtëpi më shtëpi pa asnjë dallim dhe kërkojnë para, ushqime, radio, rroba, makina shkrimi, mjete dhe makineri pune të ndryshme. Këto masa po shkatërrojnë privatësinë e familjeve, po rrisin koston e jetesës së tyre dhe këto familje nuk po lihen të qeta. Fola në qytet me një piktor, me një shitës dyqani, murgeshë, punëtor, mjek, drejtor shkolle, hotelier, punonjës librarie dhe një rrobaqepës. Më thanë :”Ne s’mund të vazhdojmë më kështu. Pse britanikët nuk vijnë?! Ne nuk mund të jetojmë kështu”.

Jeta në Shkodër u dokumentua edhe përmes fotografive të oficerëve anglezë si shkatërrimi i urave, rrugët kryesore, kishat, xhamitë, tregu, Kalaja e Rozafës, etj. Shumë prej këtyre pamjeve qyteti i ka ruajtur ende, siç është qendra e Shkodrës.

Shpjegimi i fotografive

1-Ura e Bunës e hedhur në erë nga gjermanët

A.PNG

2-Pamje e Shkodrës nga Kalaja e Rozafës

B.PNG

3-Kalaja e Rozafës

C.PNG

4-Xhamia në Shkodër

D.PNG

5-Xhamia pranë Lumit Drin

555.PNG

6-Kisha Katolike në Shkodër

66.PNG

7-Pamje nga hyrja në Shkodër

77_copy.PNG

8-Ura e Drinit e hedhur në erë nga gjermanët

888.PNG

9-Pamje nga jugu mbi lumin Drin, në muret e Kalasë

999_copy.PNG

10-Muret e kalasë

100000_copy.PNG

12-Qendra e qytetit, me pamje nga veriu

111.PNG

13-Shkodra me pamje nga lindja

1222.PNG

14-Oficerët britanikë të rrethuar nga populli i Shkodrës duke u kërkuar shpjegime për zbarkimin aleat

1333.PNG

15-Tregu i vjetër në Shkodër

1444_copy.PNG

16-Qendra e Shkodrës

1666.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Viti i Ri 1944, zbulohet menuja e rrallë e Hotel Dajtit, si festuan komunistët (FOTOT PIKANTE)
»
Article Logic
Execution time: 0.0042901039123535
array(1) { ["section"]=> string(96) "16-fotot-e-rralla-te-shkodres-pas-lufte-si-u-lane-14-burra-te-pushkatuar-ne-mes-te-rruges-105738" }