166.8 milionë lekë për rikualifikimin e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës hap garën

Publikuar tek: ekonomi, më 17:13 18-10-2016 166.8 milionë lekë për rikualifikimin e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës hap garën

Bashkia e Tiranës ka hapur garën për “Rikualifikimin e Pazarit të Ri" (Markata e Mish-Peshkut, restaurim i 4 objekteve dhe rikonstruksion i fasadave përreth Sheshit Avni Rustemi dhe pajisjet).

Sipas njoftimit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik fondi është  166,894,676 lekë pa TVSH.

Burimi i financimit është vënë në dispozicion nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve me Vendimin Nr. 31, datë 13.06.2016 “Për shpërndarjen e financimit për projekte të Grantit “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale”, Programi “Zhvillimi i Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale”, Shtylla I, Thirrja II, për vitin 2016”.

Ndërsa si afat kohorë janë përcaktuar 6 muaj kalendarikë duke nisur nga dita e idhjes së kontratës. Afati i fundit për pranimin e dokumentave do jetë 2 nëntor 2016, bashkia Tiranë.

Sipas Bashkisë së Tiranës, projekti synon të kthejë Pazarin e Ri në zonë pedonale, e cila do të ofrojë një hapësirë të re shërbimi dhe destinacioni turistik. Ky projekt do të realizohet në disa faza, pasi pjesë e tij do të jetë një nënkalim, i cili do të jetë në pjesën e nëntokës së sheshit “Avni Rustemi” dhe lidh rrugën “Hoxha Tahsim” me Unazën e Vogël. /Newsbomb.al/

bashkia_tirane.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018235921859741
array(1) { ["section"]=> string(87) "166-8-milione-leke-per-rikualifikimin-e-pazarit-te-ri-bashkia-e-tiranes-hap-garen-56609" }