1660 vende të lira pune në 65 qytete, kjo është mënyra si duhet të aplikoni

Publikuar tek: ekonomi, më 09:25 05-09-2016 1660 vende të lira pune në 65 qytete, kjo është mënyra si duhet të aplikoni foto ilustruese

Shërbimi Kombëtar i Punës ka publikuar listën me vendet e lira të punës në 65 qytete të Shqipërisë, nga ku mund të aplikoni për të punuar.

Aplikimi për vendet e lira të punës mund të bëhet online nga faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit brenda afatit të përcaktuar.

Por, para kryerjes së kësaj procedure duhet të regjistroheni në sistem, pasi në rastin kur nuk keni regjistruar llogarinë tuaj personale, keni të drejtë të vizitoni faqen por nuk mund të aplikoni.

Të drejtën e përfitoni pasi të keni krijuar profilin e punëkërkuesit i cili mban të dhënat tuaja kryesore si, emri, mbiemri, datëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia dhe adresa e e-mailit.

Më vonë sistemi ju dërgon direkt fjalëkalimin në adresën e postës elektronike që ju akseson për aplikimin në vendet e lira të punës.

Profesionet janë të ndryshme, si rrobaqepëse, operator kompjuterik, sekretarë telefonik, salodator, punëtor krahu, ekonomist, inxhinier, etj.

LINKU

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020871162414551
array(1) { ["section"]=> string(80) "1660-vende-te-lira-pune-ne-65-qytete-kjo-eshte-menyra-si-duhet-te-aplikoni-51905" }